Flet burri i mësueses që përloti shqiptarët: Jam i tronditur, të gjithë jeni mashtruar

Ditën e djeshme te “E diela shqiptare” u prezantua për të gjithë shqiptarët, historia e mësueses, e cila pasi ishte ndarë nga i shoqi, familja e tij nuk ia jepte fëmijën. Publikimi i saj preku të gjithë shqiptarët, të cilët nuk nguruan t’i dilnin në krah mësueses nga Kuçova, ku sipas saj e vuante çdo ditë mungesën e fëmijës. JOQ kontaktoi me babain e fëmijës dhe ish burrin e mësueses, Eglantina, Armando Kumarakun. Armando tha se ndihet i tronditur nga ajo që dëgjoi te Arditi dhe se ish gruaja e tij ka gënjyer për çfarë ka thënë dje në studio.

“Jam i tronditur nga ajo që pashë dhe dëgjova ditën e sotme, e cila është krejtësisht gënjeshtër. E vërteta është krejt ndryshe dhe nuk e kuptoj se si po mashtrohet i gjithë opinioni publik. Unë Eglantinën e njoha pas një kërkese miqësie në Facebook 4 vite më parë. Pasi ne filluam të flisnim vendosëm të krijojmë një lidhje. Ajo erdhi të jetonte me mua në Sarandë. Pas disa kohësh ajo ngeli shtatzënë. Është e vërtetë që fillimisht i thashë të hiqte fëmijën, pasi nuk isha gati, por ajo nuk pranoi. Kështu që fillova ta bind veten se ai fëmijë duhet të jetojë. Pas kësaj Egla u largua në Kuçovë dhe unë shkova pas saj dhe për 3 muaj kemi jetuar të dy në shtëpinë e prindërve të saj”, thotë ai.

Armando tregon më tej se pas lindjes së fëmijës, ata u rikthyen bashkë në Sarandë. Por, Egla iku nga shtëpia dhe u kthye më vonë duke kërkuar martesë.

“Deri pas lindjes së fëmijës kemi bashkëjetuar. Por pak kohë më parë ajo më kërkoi që të bashkoheshim edhe njëherë për hir të fëmijës. Paska dashur të më marrë djalin me gjyq, prandaj më kërkoi që të bëjmë celebrimin. Duke i besuar asaj, por edhe nga fakti që s’doja që fëmija im të rritej pa mamanë dhe babanë pranova të bëja celebrimin me të. Pas celebrimit kemi jetuar vetëm 3 muaj bashkë, por edhe ata 3 muaj s’i kemi bërë të plotë. Më pas ajo filloi të më denonconte për dhunë, por pa fakte kështu që unë e kam fituar një gjyq në Berat ndaj saj. Unë jam i sigurt që ajo daljen te “E diela shqiptare” e bëri sepse do të zhdukë opinionin në Kuçovë që vetëm flasin, por nuk mund të hedhë baltë mbi mua apo mamanë time. Ajo iku vetë dhe e la. Kur vinte në Sarandë vinte vetëm për pushime”, thotë Armando.

Ai rrëfen më tej se nuk janë të vërteta akuzat e Eglës ndaj tij dhe se ai nuk luan bixhoz.

“Janë të gjitha shpifje. Më thoni ju a mund të quhet bixhoz nëse vendos skedina 2 herë në muaj? Apo lloto? Çdo njeri e fut lotarinë, i bie të themi që të gjithë merren me bixhoz. Ajo ka thënë edhe se jam i papunë, por unë kam qenë 22 vite në Greqi, kam punuar aty. Jam i sigurt që dalja e saj e djeshme te Arditi ishte për të luftuar opinionin, por nuk mund ta bëjë duke më dëmtuar mua, siç ka bërë deri tani. Kjo është e vërteta ime dhe e vërteta e vetme e gjithë kësaj historie. Unë kam fakte, kam dokumente, kam fotografi që e vërtetojnë që gjithçka kam thënë në këtë intervistë është e vërtetë dhe sigurisht që gjykatësi do më japë të drejtë që fëmija të vazhdojë të jetojë me mua”, përfundon ai.

Mos humbsni oferten nga Spitali Continental,per cdo vizitë perfitoni deri ne 50% ulje. Kliko ketu per te marre Kuponin

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*