Me këtë produkt pastroni menjëherë fytyrën tuaj

Është e rëndësishme që femrat të kujdesen ccdo ditë për pamjen e tyre, duke i dhënë rëndësinë edhe detajeve më të vogla, veccanërisht pastrimit të fytyrës. Prandaj duhet ti zgjidhni me tepër kujdes produktet që përdorni për këtë qëllim, duke qenë se ka shumë prej tyre që mund të iu shkaktojnë irritim të lëkurës se fytyrës. Një prej produkteve më të rekomanduara për këtë qëllim është uji ushqyes, i cili njihet edhe si detergjenti inteligjent (micellar ëater).
Ai ka aftësinë të pastrojë fytyrën nga të gjithë agjentët e jashtëm, duke eleminuar jo vetëm mbetjet e make-up, por edhe ato të smogut dhe pluhurit të lehtë që grumbullohen gjatë ditës, duke i dhënë mundësi lëkurës të marrë frymë. Duke hequr papastëritë e fytyrës dhe duke pastruar poret, stimulohet ripërtëritja e qelizave, duke e lënë fytyrën të freskët dhe të pastër. Ky lloj uji është shumë i përhapur për lëkurën delikate, funksioni i të cilit është të heq totalisht detergjentin dhe të mbaj fytyrën pastër. Bëhet fjalë për një solucion detergjenti me bazë ujore, që të jep mundësinë të heqësh mbetjet e tualetit dhe papastërtitë e lëkurën edhe rreth syve, duked respektuar fiziologjinë. Produkti bazohet në teknologjinë e molekulave tensioaktive që bashkohen për të formuar sfera të vogla, në gjendje të përthithin brenda tyre dhe të eleminojnë papastërtinë dhe gjurmët e smogut, apo tualetit. Uji ushqyes mund të përdoret si heqës makiazhi, detergjent dhe hidratues në një të vetëm, për më tepër që nuk përmban alkool apo sapun dhe në veçanti udhëzohet për lëkura të thata dhe të ndjeshme.

Mos humbsni oferten nga Spitali Continental,per cdo vizitë perfitoni deri ne 50% ulje. Kliko ketu per te marre Kuponin

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*