Misteri i gjatësisë së Lady Dianës dhe Princit Charl, që fotot zyrtare e kanë fshehur

Kanë kaluatr 36 vite nga martesa e princit Charl dhe Diana Spencer, 20 vjet nga divorci i tyre, 10 nga vdekja e Lady Diana në aksidentin rrugor. Megjithatë, pavarësisht kohës së kaluar sot, në rrjetet sociale kanë filluar polemika të veçanta për çiftin mbretëror, pavarësisht se kishin të njejtën gjatësi, në fotot zyrtare Carlo ishte të paktën 20 centimentra më i gjatë se bashkëshortja.


Ky fakt është vënë në dukje nga një Tweet, i cili është vlerësuar nga mijëra njerëz. Fotot tregojnë foto të ndryshme të  Charles me Dianën, ku koka e saj ështrë e vendosur gjithmonë poshtë mjekrës së bashkëshortit.

Siç vihej në dukje në titull: “Ata kishin të njëjtën gjatësi.” Këtë gjë e konfirmon edhe Google, në kërkimet e të cilit të dy ishin 1 metër e 78 centimetra.Pavarësisht se kjo gjë nuk është zyrtare, në fotot e bëra nga daljet e tyre publike, duket qartë se midis të dyve nuk ka pasjur një dallim të tillë, siç e tregojnë fotot zyrtare.

carlo

Postimi në Twitter, zbuloi skandalin e 36 viteve më parë. Mbetet interesante, reagimet që kanë patur lexuesit pas këtij lajmi. Ata kanë ndryshuar përceptimin për të shkuarën.

Siç shkruan në blogun e tij autori i postimit “Ka më shumë zemërim për një mashkull të brishtë, që kërkon ndërhyrje në foto, për t’u ndjerë i plotësuar. Për më tepër, trashëgimia që ka lënë Diana, dhe që koha e ka zbuluar se si një grua e pakënaqur dhe bamirëse, ka ndryshuar tonin e diskutimit.”

Akuzat e seksizmit kanë mbushur rrjetet sociale, disa edhe e kanë intepretaur si shaka, si dëshira për të treguar gruan e imët( pra të dobët) në prani të burrit të saj, i cili mund t’i japë mbrojtjen, falë këtyre centimetrave./dritare.net

Mos humbsni oferten nga Spitali Continental,per cdo vizitë perfitoni deri ne 50% ulje. Kliko ketu per te marre Kuponin

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*