Ora verore, të dielën akrepat shkojnë 60 minuta përpara

Të dielën e 26 marsit, akrepat e orës do të shkojnë 1 orë përpara duke sjellë kështu edhe orën verore. Që prej vitit 1981 u vendos ligji që përfshin të gjithë Evropën që në të gjitha shtetet e saj, në këtë ditë akrepat e orës të lëvizin 60 minuta përpara, çka do të thotë një orë gjumë më pak. Norma evropiane përcakton në mënyre të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ajo shkon 1 ore pas. Ndryshimet bëhen të dielën e fundit të muajit marsit dhe të dielën e fundit të tetor. Ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, akrepat e orës kanë shkuar 60 minuta përpara në datën 8 mars, ku ora 07:00 e mëngjesit u bë 08:00 e mëngjesit. Arsyeja e ndryshimit të orës çdo vit në të gjithë botën ndodh që njerëzit të përdorin më pak energjinë elektrike dhe të shfrytëzojnë më shumë energjinë diellore.

Mos humbsni oferten nga Spitali Continental,per cdo vizitë perfitoni deri ne 50% ulje. Kliko ketu per te marre Kuponin

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*