Pasi u vrau nënën, donte t’i çonte në jetimore. Një lajm i mirë për dy fëmijët e Liljanës

Në fillim të dhjetorit, një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Fierit. Pas një grindjeje, Ferdinand Ruka hodhi bashkëshorten e tij, Liljana Ruka. Pas vrasjes, fëmijët e çiftit u morën nën kujdestari nga daja. Por babai i tyre kërkoi që fëmijët të shkonin në jetimore dhe të mos rrinin te daja. Majlinda Bregu shkruan në Facebook, se sot ka marrë fund beteja ligjore dhe fëmijët do të rriten në familjen e dajës.

Postimi i Bregut:

Lajmi me i mire i kesaj te hene.
Dy femijet e Liljanes (Zhezha), gruas fatkeqe qe u vra nga burri duke e hedhur prej ballkonit, gjykata e Fierit ia ka lene ne kujdestari dajes duke rrezuar kerkesen e babait qe femijet te rriteshin ne shtepine e femijes!
Jam e gezuar se ne kete rast drejtesia tregoi se nuk mund te jete vetem leter dhe sidomos kur behet fjale per interesin me te larte te femijes eshte dhe shpirt. Ejona dhe Albani do te rriten me dajen ne familjen e tij.
Tani eshte radha e Bashkise se Fierit te mundesoje dhenien e ndihmes per kujdestarine e dy femijeve jetim./dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*