Presidenti veproi drejtë!

Nga Denis Dyrnjaja

Jetojmë në Demokraci me mendësi diktatoriale!

Në komunizëm njerëzit dënoheshin, denigroheshin dhe persekutoheshin në emër të moralit, moralit komunisto/proletar.

Sot po i kërkohet Presidentit pse nuk veproi në emër të moralit për rastin e Fatmir Xhafës, por veproi në bazë të ligjit. Ndër shqiptarë ka ndryshuar sistemi, por jo mendësia.

Njerëzit ende vijojnë të linçohen publikisht për biografi, reminishencë e së kaluarës diktatoriale!

Mes moralit dhe ligjit gjithmonë duhet të prevalojë ligji, sepse mbi moral mund të veprosh drejtë por edhe padrejtësisht. Diktatura tregoi se mbi bazën e moralit të shndërruar dhe justifikuar shpesh edhe me ligj u shtypën, pushkatuan dhe persekutuan mijëra vetë.

Përsëritja e të njëjtit gabim në formë dhe përmbajtje të ndryshme është edhe më e rëndë.

Presidenti reagoi siç duhej jo mbi bazën e emocioneve dhe opinionit personal por me ftohtësinë e ligjit dhe detyrës.

Presidenti veproi drejtë në këtë rast!

Presidenti veproi drejtë në këtë rast jo duke pasur parasysh Fatmir Xhafajn si person, por ligjin si aksiomë./Marrë nga Facebook e autorit

Mos humbsni oferten nga Spitali Continental,per cdo vizitë perfitoni deri ne 50% ulje. Kliko ketu per te marre Kuponin

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*