Publikohen videot nga sulmi terrorist në aeroportin e Parisit

Dalin pamje të reja nga sulmi në aeroportin Orly të Parisit. Kamerat e sigurisë kanë arritur që të kapin momentin tmerrues kur ekstremisti islamik sulmoi nga mbrapa një oficere femër përpara se t’i merrte armën. Incidenti shkaktoi panik dhe bëri që të mbyllej për disa orë aeroporti i dytë më i madh i kryeqytetit të Francës. Pamjet e sulmit të së shtunës tregojnë një person i cili kap nga shpatullat oficeren pasi hodhi në tokë një çantë. Agresori, Ziyed Ben Belgacem, u qëllua për vdekje brenda 3 minutave gjatë sulmit të oficeres. Pamjet e siguruara nga Associated Press, tregojnë 39­vjeçarin që përpiqet t’i marrë armën oficeres, por u vra përpara se të hapte zjarr.

Mos humbsni oferten nga Spitali Continental,per cdo vizitë perfitoni deri ne 50% ulje. Kliko ketu per te marre Kuponin

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*