Shokon Le Pen: Do të anuloj njohjen e Kosovës, është tokë e shenjtë serbe

Kandidatja presidenciale, Marine Le Pen, ka deklaruar se kur të bëhet presidente e Francës do ta nisë anulimin e njohjes së Kosovës. Në një intervistë me gazetën serbe “Srpski Telegraf”, kryetarja e Frontit Demokratik ka thënë se “Kosova është tokë e shenjtë serbe”, prandaj shteti i saj “do ta tërheqë njohjen e Kosovës”.

Po ashtu tha se ndaj “serbëve është bërë padrejtësi e madhe në vitet e ’90 dhe se Evropa është e obliguar të përmirësojë këtë padrejtësi”. Sipas sondazhit të fundit, nga gazeta e famshme “Le Figaro”, Marine Le Pen dhe kandidati i qendrës Emmanuel Macron udhëheqin garën presidenciale me nga 26%, përfaqësuesi konservator Françios Fillon ka 17%, ndersa dy kandidatët majtistë, socialisti Benoît Hamon dhe ekstremisti JeanLuc Mélenchon, kanë nga 12%. Zgjedhjet presidenciale në Francë do të mbahen më 23 prill.

Mos humbsni oferten nga Spitali Continental,per cdo vizitë perfitoni deri ne 50% ulje. Kliko ketu per te marre Kuponin

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*