Çfarë duhet t’u hidhni vezëve për të pasur maksimumin e shijes?!

Nuk ka rëndësi si i gatuani, disa i pëlqejnë të buta e disa të pjekura mirë, vezët e rrahura vështirë se duan më shumë sesa gjalpë për tiganin dhe pak kripë dhe piper. Nuk do ju thoshim të shtonit gjë tjetër, ose ndoshta vetëm pak djathë të grirë Cheddar, sepse i gjithë sekreti i vezëve të rrahura është te thjeshtësia e tyre.

Megjithatë në vend të kripës, mund t’i hidhni pak salcë soje. Duke e përzierë atë me vezët para se t’i hidhni për t’i skuqur, shija e kripur përhapet dhe nuk mund të ndodhë të grumbullohet në një pikë, siç ndodh me kripën. Ndërsa admiruesit e vezëve, intolerant ndaj glutenit, mund ta zëvendësojnë me tamari.

Ndoshta ju po mendoni që jemi duke komplikuar një veprim aq të thjeshtë e të dashur sa ç’është përgatitja e ca vezëve të skuqura të rrahura, por nuk është ashtu. Këto produkte mjafton t’i blesh një herë dhe do jetë shumë e lehtë t’i përdorësh.

Shirley Chung, një finaliste në Top Chef 14, ka përdorur gjatë një programi veç salcës së sojën, mirin dhe vaj susami. Ndërkohë, blogerja dhe autorja e librave të gatimit Joy Wilson e ka konfirmuar këtë truk, duke thënë që e ka vjedhur nga studentja e Top Chef Stephanie Izzard, e cila përdor salcë soje në vend të kripës, e cila mund të bjerë në fund të pjatës, kur rreh vezët për një tigan të madh omelete. Wilson, për t’ua pasuruar shijen, i shton në fund pak gjalpë dhe pak lëng lime-i./revistaclass

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*