Shpjegimi i Murrizit për konfliktin me policin

Të dashur zotërinj të kryesisë.
Unë isha për Tiranë për ca punë të miat. E ndjenja që situata nuk ishte normale prej kohësh. Telefonit i binte bateria shpejt; sa herë telefonoja, linja kishte shkëputje; dhe e fundit rrugës për Tiranë ky ishte polici i katërt që më ndaloi. E ndjej që ka një komplot kundër demokratëve të Lushnjes dmth ndaj meje.
Pra, kur më ndaloi qy polici, ishte pika e fundit që derdhi kupën. Ky më akuzoi pse nuk kisha lidhur rrypin e sigurimit. Po pse o, lidhet luani? E kush pa, këta drogaxhinjtë?! Po unë e çaja më dysh. Dhe ai e kuptoi. Po pse mendoni ju do të rrinte aq urtë ai po mos ta kishte ndjerë me kë kishte të bënte. Po unë nuk kam pyetur nga sigurimi. I kam bërë 1200 lekshat të dridhen përballë meje.
Kështu pra, e bëra rezil. Pastaj ai e fiku kamerën. Aty më tha që ta falja sepse ishte urdhëruar nga eprorët e tij që të më ndalonte. Unë i thashë që nuk e fal. Dhe ika.
Pastaj nuk mund të duroja sulmet e ca legenave që më kishin spiunuar tek Basha. Këta janë agjentë të fshehtë të qeverisë. Kata duan të ulin moralin luftarak të demokratëve të vërtetë si puna ime. Me këtë rast i bëj thirrje kryesisë që të distancohet nga elementë si puna e Alfred Lelës dhe miqve të tij. Këta mbjellin frymën e disfatizmit dhe urrejtje ndaj demokratëve të vërtetë si puna ime. Nuk fitohet pushteti me lepuj.
Po e mbyll, duke besuar se kjo parti do ta vlerësojë aktin tim./dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*