Të sillemi si shtetas të Ramës dhe jo të Montezumës

Nga Dritan Hila

Dhënia e dekoratës “Legjioni i Nderit” për Kryeministrin Rama është komentuar tepër partizançe në një situatë të ndezur paraelektorale, ku natyrishëm njëra palë e paraqet si vlerësim të shtetit francez për reformat e qeverisë Rama, lidershipin e tij dhe në një farë mënyre parathënëse të fitores, ndërsa pala tjetër kërkon ta zhvlerësoje.
Si çdo dekoratë, është dhënë për çfarë Edi Rama ka bërë në shërbim të Francës pasi dekoratat janë shenjë e vlerësimit të një shteti për shtetas të huaj, për atë se çfarë kanë bërë ata për vendin që i dekoron.
Këtë e dëshmon fakti se këtë dekoratë e ka marrë edhe Esat Pasha, por jo për ato që e njohim ne shqiptarët, por për ndihmën që ky ju kishte dhënë trupave franceze në frontin e Selanikut gjatë Luftës së Parë Botërore.
Këtë dekoratë e ka marrë dhe Ismail Kadare për kontribution e tij në letërsinë botërore dhe pasurimin e asaj franceze, pjesë integrale e të cilës është.
Dhënia e kësaj në prag të fushatës elektorale, është bërë me vetëdije nga pala franceze dhe sigurisht me kërkesë nga pala shqiptare. Që t’i shërbejë politikisht të dekoruarit.
Ramës i është dhënë kjo dekoratë me një motivacion të larmishëm por modest, që përfshin qënien e tij piktor, frëngjishtfolës, zbutës i mardhënieve me Serbinë, pjesëmarrës interesant në marshimin për masakrën kundër redaksisë së revistës satirike “Charlie Hebdo”.
Përtej luftës politike të ditës, është një publicitet i mirë për Shqipërinë që kryeministri i saj është mbajtës i kësaj dekorate.
Sa i takon nënshtetasve të Ramës, është e mira të mos ekzaltohen si indianët e Amerikës, kur kolonizatorët spanjollë zbarkuan për herë të parë dhe ju morrën mendjen me rruaza, xhingla dhe pasqyra dhe idhnoheshin kur nuk ju binte në dorë ndonjë copë pasqyrë. Jemi në shekullin e 21./dritare.net

1 Comment

  1. Une do te deshiroja t’i benim nje kerkese Frances qe t’i jepej dhe Dritan Hiles! Edhe ai e meriton se ka qene konsull ne Bari, Zv/minister dhe burre i Rudines! Ne Shqiperine tone te mjere njerezit s’kane parime, s’kane moral! Mjafton te mos u plotesohet nje deshire dhe behen armiq personale! Kjo ndodhi edhe me Tanin dhe Rudinen! Me vjen keq sinqerisht qe kam patur respekt dhe jane shitur shume lire!

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*