Zbardhen detaje nga takimi Rama-Meta

Meta: Si je flori, si shkoi dita sot? Mbaroi asambleja?
Rama: Aman or burrë. Shyqyr mbaroi.

Meta: Nuk pate probleme? Nuk pate frikë se mos të rebeloheshin ministrat që ke hequr?
Rama: Në fakt ke të drejtë. E kisha një çikë problem se mos fillonte Klosi, por ia preva shkurt. I thashë që mos lexonte me letër, dhe u mbyll ajo punë. I harruan tezat.

Meta: Po Saimir Tahiri, pati ndonjë kundërvënie.
Rama: Po jo or burrë, ai është shumë i kënaqur që po merret me partinë dhe do ti shërbejë Erjonit këtu në Tiranë. Apo jo Erjon?
Veliaj: Patjetër shef. Tani e ke blinduar fare ekipin e Tiranës. Por ai Tahiri duhet të tregohet një çikë më entuziast për pozicionin e ri. Edhe LSI-në nuk ka pse e shan gjithë kohën.

Meta: Po jo o flori, mos e ki problem. Jam mësuar unë. Ja, edhe shefi jot më ka sharë gjithë kohën, po pastaj këtu vijnë prapë.
Rama: Aman o burrë sa mban mend edhe ti. Titi si shkon reforma?
Vasili: Më mirë prishet. Si qeveria jote. Mezi presin që të fillojë vetingu dhe të pushohen nga puna.

Rama: Mirë fare, se duhet të fillojë sa më shpejt që të zhbllokojmë turizmin, rilindjen urbane dhe rrugët se është problem i madh. Tani si do ja bëjmë për koalicionin?
Meta: Pse, ça problemi ke? Shumë mirë po ecën koalicioni.

Rama: E kam fjalën për të ardhmen o burrë, ça do bësh. Jo për gjë, por më duhet t’i kthej një fjalë edhe Shpëtimit.
Meta: Po shumë mirë, ktheja se kështu e ndaj mendjen edhe unë ça do bëj. Se ky Luani më hëngri veshët, do që të dalim më vete. Ja pyesim Petritin. Ti ça mendon Titi, të vazhdojmë edhe për katër vjet?
Vasili: Dëgjo vëlla, tani ajo punë kështu e ka. Si e ka do thuash? Po ja, se ne kemi një fjalë “Miqësi e dëndur, e pjerdhur e fëndur”. Edhe ne sikur u bëmë ca si shumë. Po ti shiko e bëj vetë.

Meta: E shikon o flori, kam shumë kundërshti brenda strukturave të partisë, nuk bëhen në një mendje. Do më duhet edhe ca kohë të vendos, se kam frikë mos më dalë ndonjë fraksion.
Rama: Mirë o burrë mirë, por mos e zgjat shumë se pastaj edhe unë mund të kem probleme me anëtarët e asamblesë që nuk do duan të bëjnë koalicion dhe nuk iu mbush dot mendjen pastaj. Se harrova fare, andej nga çadra ke ndonjë lajm, se nuk kam qenë nga zyra këto kohë?

Meta: Jo, s’më ka dalë koha as mua se jemi marrë me Panaritin me problemet e farës së domates.
Rama: Mirë fare atëhere. U sqaruam. Hajde provojmë këtë peshkun tani se e qan ky Ylli. Ça o bo kjo punë kështë, ë? Katunar Tirane ky, po e qa peshkun./dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*