Mesazhet e urimit të Ramës për Vuçiç

I dashur Aleksandër,
Jam i bindur që më beson se jam shumë i gëzuar për fitoren tënde në zgjedhjet presidenciale.
Kjo ishte një shuplakë jo vetëm kundër opozitës por edhe kundër Sheshelit. Kokra e legenit, kërkonte të fitonte prapë. Ja bëre shumë mirë. Edhe unë të njëjtën gjë i kam bërë Fatos Nanos. Të kuptohemi, nuk është se fitova në garë të hapur me të, por e solla punën që mos të kishte si të hynte në PS dhe të garonte. Me qenë i sinqertë më ndihmuan edhe shokët e tij që bënin të gjithë sikur nuk e njihnin.
Kur mora lajmin, isha me aleatin tim në koalicion, e ke parasysh, atë, Ilir Metën. Ishim duke ngrënë darkë dhe sapo lexova lajmin në celular u hodha përpjetë. Ça ke, më pyeti ai, të ngeci ndonjë halë? Jo mo burrë, Vuçiçi ka fituar me dy milion shuplaka kundër rivalëve, i thashë. Po ti mos u gëzo o flori më tha, se kundërshtarët e Aleksandrit janë aleatët tanë, janë njerëzit e Tadiçit që bekuan edhe alencën tonë në 1 prill. Ça është ky vesi i mirënjohjes që kanë ca tipa or burrë, ë? Nejse, unë nuk e vazhdova. Po ti or burrë e bëre fitoren si me porosi. Edhe strategjia jote më pëlqeu. Ja kishe mbyllur gojën gjithë mediave të kazanit. Edhe unë atë punë kam bërë. Janë një dy gazetarë që hedhin vicklat, por edhe ata punë muajsh janë.
Më pëlqeu puna e trenit për Kosovë që bëre. Edhe unë nuk jam keq. Një e dy dhe kruhem me Greqinë. E ka gjetur belaja Kotziasin, ministrin e jashtëm. Po ça ka ai palikari, e pyet për mua Ditmirin. Por unë nuk ja var fare.
Nejse vëlla, po pata nevojë, do të bëj një zile dhe sajojmë ndonjë gjë që të më japësh një dorë këndej, si psh të hysh mik tek francezët dhe të lirojmë atë malokun, Ramushin. Se këndej nga unë më ka gjetur belaja me këta katundarët që e marrin seriozisht patriotizmin. Nuk janë si ne, çuna qyteti. Por gjithsesi flasim.
Suksese vëlla dhe mirë u dëgjofshim./dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*