Si të përgatisni pilafin më të mirë me mish

Provoni ta gatuani orizin me mish sipas kësaj recete për një shije akoma më të veçantë. Për këtë ju duhen  vetëm disa përbërës lehtësisht të gjendshëm dhe pak nga koha juaj.

Përbërësit:
2 gota oriz
226 gr mish viçi
3 lugë gjelle vaj
3 karota
1 qepë
4 gota lëng mishi
¼ lugë gjelle fara qimnoni
Kripë
Piper i zi

Përgatitja:
Zieni fillimisht mishin e prerë në copa me 3-4 gota ujë të kripur për 20 minuta.
Në një tigan të madh me vaj skuqni qepën derisa të zbutet. Hidhni më pas karotat e grira në shirita dhe gatuajini për 3 minuta, shkruan shije.
Shtoni mishin e zier, orizin dhe erëzat. Skuqini për 4 minuta. Hidhni lëngun e mishit dhe kripë aq sa të dëshironi. Lërëni orizin të gatuhet për 30 minuta.
Largojeni më pas nga zjarri dhe lëreni me kapak për 15 minuta. Pas kësaj është gati për t’u shërbyer.

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*