Ja si të përgatisni kekun më të shijshëm që keni ngrënë ndonjëherë!

Keku është një prej ëmbëlsirave më të preferuara nga të gjithë, por jo gjithmonë kemi recetën e dukur për të bërë një kekë perfektë. Receta e mëposhtme ju tregon si të përgatisni kekun më të shijshëm me mollë dhe mjaltë. Nëse dëshironi mund ta shërbeni me akullore.

Përbërësit:

180 gr gjalpë
2/3 gotë sheqer
3 vëzë
1 ½ gota miell
¼ gotë mjaltë
4 mollë
2 lugë çaji sheqer pluhur

Përgatitja:
Fillimisht ngrohni furrën në temp. 180 gradë Cecius. Në një tas të madh kombinoni gjalpin dhe sheqerin, më pas trazojini me një mikser elektrik. Shtoni vezët, mjaltin dhe miellin. Përziejini mirë derisa të përftoni një masë brumi homogjene. Prisni mollët në feta të holla. Në formën e kekut hidhni gjysmën e brumit. Renditni fetat e mollës dhe spërkatini me sheqer pluhur. Hidhni edhe brumin e mbetur dhe vendoseni në furrë të piqet për 25-30 minuta.

 

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*