Zbardhet urdhri/ Ja kur mbaron viti shkollor, për arsimin 9 vjeçar dhe atë të mesëm!

Viti i ri mësimor 2017- 2018 në Shqipëri do të nisë më 11 shtator, për arsimin parauniversitar. Data është caktuar në një urdhër të firmosur nga ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla dhe ajo e mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Olta Xhaçka, ku përcaktohet se ky vit shkollor, mbyllet më 7 qershor të 2017-ës për 9-vjeçaren dhe një javë më vonë për ata në arsimin e mesëm.

Muaji qershor është vënë në dispozicion për provimet e fundit të nxënësve që mbyllin arsimin bazë dhe ata të maturës shtetërore. Mini-maturantët do të testohen në intervalin midis 11 dhe 30 qershorit, ndërsa për maturantët provimet nisin më herët e zgjasin deri në fund të muajit qershor. Për shkak të provimeve, maturantët do të mbyllin ciklin mësimor një javë përpara të tjerëve, më 31 maj, ndërsa një ditë më vonë hyjnë në periudhën e provimeve.

Nxënësit e arsimit profesional kanë data të ndryshme për provimet.

Niveli I dhe II do të testohen në periudhën nga 4-15 qershor, ndërsa niveli III nga 28 maji deri më 1 qershor të 2017-s. I gjithë muaji qershor do të jetë në dispozicion për maturantët e profesionales.

11 shtatori është e vetmja datë e përbashkët me nxënësit e tjerë, ndërsa përfundimi i shkollës ndryshon në varësi të strukturës së profilit të arsimit që ndjekin nxënësit e profesionales.

Kështu, nxënësit e klasave të dhjeta mbyllin vitin shkollor më 14 qershor, po ashtu edhe ata të klasave XII, të strukturës 2+2 dhe nxënësit e klasave XI e XII 4-vjeçare.

Ndërkaq, maturantët dhe nxënësit e klasave XI e XII (struktura 2+2 dhe 2+1+1) e përfundojnë mësimin që më datën 31 maj.

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*