Shifra shqetësuese/ Bulizmi në Shqipëri ka prekur mbi 20 për qind të nxënësve

Këshilli i Europës dhe Bashkimi Europian, në bashkëpunim me ministrinë e arsimit, publikuan studimin e parë kombëtar mbi bulizmin dhe ekstremizmin në shkollat e Shqipërisë. Studiuesit shqiptarë dhe europianë intervistuan disa mijëra nxënës, mësues dhe prindër në 141 shkolla publike e private në të gjithë qarqet e vendit për të matur shpeshtësinë e kësaj dukurie dhe tiparet e saj në realitetin shqiptar.

Studimi zbuloi që 1 në 5 nxënës nga klasa 4 deri në klasën e 12 pohuan se janë prekur nga dukuria e bulizmit në shkollë. Afro gjysma e të prekurve vuajnë nga bulizmi psikologjik, rreth 35 për qind nga ai verbal dhe pjesa tjetër nga bulizmi fizik. Pjesa më e madhe e nxënësve të prekur nga bulizmi janë djemtë. Po ashtu 1 në 5 nxënës dhe 1 në 8 mësues përdorin terma ekstremiste dhe gjuhën e urrejtjes.

Bulizmi është më shumë i pranishëm në klasat e 5 dhe të 11 dhe vendi ku ndodhin më shumë sjellje të tilla është klasa, kur mungon mësuesja 40 për qind, oborri i shkollës 40 për qind, madje rreth 20 për qind edhe në prani të mësuesve.

Mësuesit e anketuar mendojnë se mendojnë që nxënësit bien pre e bulizmit mbi 70 për qind prej pamjes së jashtme, mbipesha, të dytët nxënësit me vështirësi në të folur dhe të tjerët janë ata që janë më të dobët se sa të tjerët.

Gjysma e mësuesve të marrë në studim pohuan se nuk ekziston një politikë specifike kundër bulizmit në shkolla dhe pjesa dërrmuese e tyre mbi 70 për qind e tyre nuk kanë marrë ndonjë trajnim se si të sillen me këtë dukuri./VOA

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*