Pas atij te Liqeni Artificial, inaugurohet në kryeqytet këndi i dytë më i madh i lodrave

Pas parkut të lojërave te Liqeni Artificial, në kryeqytet është hapur një park i dytë në zonën e “Astirit”. Tashmë fëmijët e kësaj zone do të kenë një mundësi për të luajtur dhe për të kaluar kohën.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se Bashkia e Tiranës do të vijojë me investimet në këtë zonë, duke premtuar edhe ndërtimin e një shkolle të re, në vijim të projektit për ndërtimin e 20 shkollave të reja në Tiranë.

“Më vjen mirë sot që këndi i dytë më i madh i lodrave në Tiranë, pas atij te Liqeni, është këtu në zona e “Astirit”, e cila deri dje cilësohej zonë e një fshati, pra zonë e Kasharit, kurse sot një lagje e bukur e Tiranës. Por, unë besoj që ajo që është më e rëndësishme është se jo vetëm të kemi një ambient ku fëmijët luajnë, por të sigurohemi që nesër me projektin e 20 shkollave të kemi edhe shkollën e re në këtë zonë”, tha Veliaj.

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*