U priste organet gjenitale vajzave të mitura, arrestohet mjeku

Një mjek nga shteti amerikan i Miçiganit, është arrestuar me akuzë për prerje të gjenitaleve të vajzave të mitura nga 6 deri në 8 vjet. Mjeku Jaman Nagarvala (44) nga Nortvila, akuzohet si praktikues i gjymtimit të organeve gjenitale të vajzave, i cili veprim në SHBA është i dënuar deri në 12 vjet. Nëse mjeku shpallet fajtorë, atë e pret jeta në burg. Në Shtetet e Bashkuara, në vitin 1996 është miratuar ligji që ndalon prerjet apo gjymtimi i organeve gjenital të vajzave nën moshën 18 vjeç, raporton AFP. Zyra e Prokurorit në Detroit, ka bërë të ditur se ky është rasti i parë i kësaj natyre që ka arritur në gjykatë.

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*