Bieta Sulo: Momenti kur i thashë Albanit se jam shtatzanë

Në një intervistë për revistën “Who” Bieta ka treguar edhe për momentin kur i dha prezantuesit lajmin e bukur.

Edhe pse ai kishte thënë me humor se lajmin e ka marrë vesh nga portalet, historia nuk është e tillë.

“Albani me makinën e tij, unë në timen, rrugës nga “Top Channel” për në Bllok. I jap sinjal me dritat e gjata dhe hapim krahun, pa mundur dot të prisja deri sa të mbërrinim në destinacionin për tek i cili ishim nisur. Ndërkohë që mendja dhe zemra prej mëngjesit ishin pushtuar. Pavarësisht se kisha marrë vendimin të sigurohesha fillimisht me një analizë gjaku, parkoj makinën time dhe hipi në të tijën. “Çfarë ka mi”, më tha i hutuar për atë ndalim të papritur. “Dëgjo” i thashë  “më duhet të të jap këtë” dhe i zgjas një kuti stërgjatëshe. Duke e hapur nuk po kuptonte asgjë. “Termometër?”, më tha. “Shikoji dy vizat”, i thashë. Dhe aty u bë i qartë dhe për të lajmi që unë kisha marrë që në mëngjes.”-  është shprehur ajo.

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*