Horoskopi i ditës 18 prill 2017

Dashi 21.03-20.04

Merruni më tepër me anën tuaj sensuale. Keni qenë shumë zemërgjerë me mikun e ngushtë ose partnerin. Kjo gjë ua ka marrë energjinë. Përfitoni nga rasti të mbushni rezervat emocionale. Bëni një banjë të nxehtë, ndonjë masazh ose flini pak pasdite, sepse do të ndiheni shumë më mirë. Rezistoni idesë që të përfshiheni nëpër ngjarje dramatike. Mos e ndjeni presionin të përgjigjeni në telefon apo në e-maila. Një heshtje do të ishte terapi e mirë.

Demi 21.04-20.05

Përkrahja nga të dashurit ju jep kurajë. Kur e dini që dikush ka besim në ju, e keni lehtë të lëvizni edhe malet. Nuk ka rëndësi a dëshironi të hyni në një fushë kreative apo të filloni biznesin tuaj, apo edhe të konfrontoheni me ndonjë person shtypës. E rëndësishme është të shtyni përpara qëllimet tuaja dhe t’i ndiqni ato. Miku juaj i mirë do t’ju mbështesë në secilën lëvizje.

Binjakët 21.05-20.06

E keni lehtë të përshtateni me një punë të re. Shumica e njerëzve kanë frikë nga ndryshimet, por ju i mirëprisni ato. Sa më shumë shkathtësi që përvetësoni, aq më shumë vetëbesim do të keni. Përderisa kolegët tuaj luftojnë të mësojnë një qasje të re në punë, ju i kryeni punët me lehtësi. Të tjerët do të impresionohen nga mënyra sesi përshtateni me të gjithë. Mos u befasoni kur ju kërkohet t’i bashkoheni një grupi të respektueshëm kolegësh. Shtroni pyetje dhe pranoni çfarëdo trajnimi që ju ofrohet.

Gaforrja 21.06-20.07

Binduni impulseve romantike. Nëse keni simpati të veçantë për dikë, zbuloni ndjenjat tuaja. Simpatia juaj do të përgjigjet me entuziazëm ndaj këtyre ndjenjave. Jeni në lidhje serioze? Lejoni të dashurin t’ju përkëdhelë me dashuri. Në vend se të skuqeni nga komplimentet, përjetojini ato. Tregohuni më pranues ndaj përkushtimit të tjetrit. Gjithmonë jeni ndier rehat kur jeni kujdesur për të tjerët. Tani fokusohuni në pranimin e dashurisë.

Luani 21.07-20.08

Një marrëveshje pronësore do të jetë shumë profitabile. Do të blini një shtëpi të bukur apo gjëra shtëpiake, më shumë seç e mendonit. Cilado qoftë mënyra, do të jeni në një situatë më të mirë financiare. Me këto para, do të bëheni më aventurist edhe në rrafshin personal. Një romancë është mundësia e radhës. Është ndjenjë e mirë të jeni me dikë që s’ka frikë të shprehë thellësinë e përkushtimit të tij.

Virgjëresha 21.08-20.09

Të tjerët tërhiqen nga mënyra sesi ju flisni. Kjo gjë do t’ju ndihmojë me një avancim në punë. Dini se si të nxirrni më të mirën nga komplimentet që ua japin konsumatorët. I njëjti princip vlen edhe me kolegët tuaj. Kurdo që jeni në skenë, atmosfera bëhet më stimuluese dhe më e rehatshme. Njerëzit kanë mundësi t’i lënë mënjanë paragjykimet dhe të krijoni shpirt harmonie.

Peshorja 21.09-20.10

Do të shpërbleheni financiarisht për kontributet tuaja superiore. Të gjithë e dinë që jeni punëtorët më të aftë në organizatën tuaj. Derisa të tjerët merren me njëri-tjetrin, ju punoni dhe ofroni shërbimet më të mira të mundshme. Ju ia dilni t’i bëni të gjithë të ndihen të vlerësuar, edhe kur ju kërkohen disa detyra njëkohësisht. Si rezultat i kësaj, njerëzit kanë nisur t’ju kërkojnë me emër. Edhe punëdhënësi juaj e ka parë se çfarë thesari jeni.

Akrepi 21.10-20.11

Jeni në qendër të vëmendjes kudo që shkoni. Njerëzit nuk mund t’i rezistojnë joshjes suaj misterioze. Nëse po kërkoni dashurinë, do ta gjeni në teatër, koncert apo klub nate. Do të ndieni menjëherë lidhjen me dikë që komunikon nëpërmjet syve. Mos u përfshini në biseda të pakëndshme. Keni partner? Besojuni instinkteve dhe blijani partnerit tuaj një dhuratë të mirë.

Shigjetari 21.11-20.12

Obligimi juaj i parë është ndaj vetvetes. Nëse nuk keni qenë të lumtur, bëni disa ndryshime në jetën private. Kjo mund të përfshijë çfarëdo, qoftë nga thyerja e një shprehie të keqe deri te fillimi i një regjimi fitnesi. Gjithmonë keni qenë të mirë në këtë aspekt. Kaloni më tepër kohë duke shëtitur në natyrë, sepse do të ketë efekt terapeutik. Adaptojeni ndonjë qen dhe dilni më shpesh për ta shëtitur atë.

Bricjapi 21.12-20.01

Lejoni një miku t’ju ndihmojë të realizoni një qëllim. Përvoja e mençuria e tij do t’ju ndihmojë të formuloni një strategji efektive. Gjithmonë keni qenë të vetëmjaftueshëm. E keni vështirë të kërkoni ndihmë edhe kur ju duhet më së shumti. Ajo që nuk e kuptoni është që të afërmit e partnerit tuaj kanë qenë shumë të shqetësuar për t’ju ndihmuar. Ata shpeshherë ndihen të pashpresë, sepse ju jeni shumë të zotë. Në vend se të zhyteni në errësirë, ju gjeni dritën.

Ujori 21.01-20.02

Keni fuqinë të jetoni duke bërë punën që e doni. Në vend se të shkoni në një rrugë konvencionale ju më me dëshirë do të eksploronit një rutinë më artistike a humanitare. Rastet e tilla shqetësojnë të afërmit e miqtë tuaj. Ata mendojnë që ju duhet ta ndiqni një karrierë që premton pagë të madhe. Ju nuk jeni të interesuar në gjëra materiale. Më me dëshirë do të përkushtoni energjinë tuaj në punë që ju përmbush në aspektin shpirtëror.

Peshqit 21.02-20.03

Avancimet e trajnimet ju bëjnë të jepni më të mirën nga vetja. Do të përfitoni duke punuar me një mësimdhënës të mirë. Nëse keni telashe në përvetësimin e koncepteve në fillim, mos bëni panik. Kërkoni ndihmë dhe vazhdoni ta praktikoni. Këmbëngulja do t’ju shpaguhet. Në të kaluarën, keni braktisur projekte që ju kanë vënë në telashe. Tani e dini më mirë sesi të veproni. Duke lënë mënjanë kohët e vështirësive do të arrini ta zotëroni dëshirën tuaj.

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*