Rezidenca super luksoze e Erdogan, 30 herë më e madhe se Shtëpia e Bardhë

Prej kohësh flitej se presidenti i Turqisë, Erdogan jetonte mes luksit, por që ndërtesa të ishte e përmasave dhe ekstravagance të tillë, nuk e kishim imagjinuar.

Kjo rezidencë gjigande, që konsiderohet si ndërtesa më e madhe e ndërtuar në 100 vitet e fundit, përbëhet nga 1100 dhoma, pishina, tualete, dhoma me avull turke, copa mëndafshi, kopshte zbukuruese dhe të ndriçuara gjatë natës që arrin të shihet nga 4.5 mln banorë të Turqisë.

Çdo gjë brenda saj është mobiluar nga shijet e vetë presidentit, me dysheme mermeri, pajisje ari, qilima të kuq.

Janë shpenzuar 7 milionë sterlina vetëm për tapetet, 5 milionë sterlina për 400 dyert e pallatit.

Gjykata vendosi në vitin 2015 se pallati është një ndërtim i paligjshëm, por Erdogan vazhdoi projektin. Për ndërtimin e pallatit janë shpenzuar më shumë se 500 milionë euro.

Kjo rezidencë, ku jeton Erdogan me familjen, është 30 herë më e madhe se Shtëpia e Bardhë.

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*