Ekskluzive/ Historia e vërtetë e fansit të çmendur të Luana Vjollcës

Besmir Lila është 32 vjeçari i cili kohët e fundit ka pushtuar faqet e medias si fansi i çmendur i fiksuar pas bukuroshes së ekranit, Luana Vjollca.

Ishte një sherr mes të dashurit të Luanës, Krenar Çoçaj dhe Besmirit që nxori në dritë fiksimin prej 8 muajsh të djalit me banim në Londër për njërën nga motrat Vjollca.

Por cila është historia e vërtetë e Besmirit?

Dritare.net ka arritur të sigurojë disa informacione nga jeta e tij. Sipas një burimi të dritare.net, Besmiri punonte si shofer dhe ishte punonjësi më korrekt, fjalëpak dhe i disponueshëm, që nuk thoshte kurrë jo.

Burimi tregon për dritare.net: “Besmiri ishte një djalë i shkëlqyer, punëtor dhe pa fjalë. Ishte i martuar, me fëmijë. Para disa viteve, shoku i tij i fëmijërisë kishte humbur jetën në një aksident me motorin e tij. Ky fakt e kishte tronditur jashtëzakonisht Besmirin. Ai nuk qe më Besmiri, pas asaj dite. Gjërat nisën të shkojnë aq keq, sa shpejt u nda edhe nga bashkëshortja dhe fëmija i vetëm.”

Mesa duket këtu qëndron edhe zanafilla e probleme të tij mendore.

Pothuajse pas një viti në punë, sjellja e tij nisi të ndryshonte.

Besmiri ka deklaruar në polici se e dashuronte Luanën dhe se ishte ndarë nga bashkëshortja për t’u martuar me të:

“Besmiri është ndarë nga bashkëshortja qysh para 2 vjetësh. Fakti që ai sot thotë se është ndarë nga bashkëshortja për shkak të Luanës, tregon sesa probleme mendore ka ai,” mbyll rrëfimin burimi për dritare.net.

Pikëpyetja e madhe e kësaj historie është: Njerëz si Besmiri që ngacmonte Luanën, apo Vjosa që shqetësonte Magjistarin, duhen kuruar, apo burgosur?/dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*