Foto/ Punonjësit e hekurudhave protestojnë para ministirsë së Financës, paralajmërojnë grevë urie

Sindikata e Hekurudhave në Shqipëri ka organizuar sot një protestë para Ministrisë së Financave. Pavarësisht motit, ata kanë qëndruar para ministrisë dhe kanë kërkuar realizimin e kërkesave të tyre. Punëtorët e hekurudhës kërkojnë rritje page, subvencione më të larta, vënien në punë të hekurudhës për mallra dhe njerëz. Ata kanë paralajmëruar se nëse nuk plotësohen kushtet e tyre, nuk do t’i ndalin protestat dhe do të shkojnë në grevë të përgjithshme urie./dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*