Rama: Ndihmuam muxhahedinët, si gjyshërit tanë hebrenjtë

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme në Republikën Islamike, Bahram Qassemi, e ka cilësuar pjesëmarrjen e John McCainit  në takimin e muxhahedinëve në Tiranë si gabim, dhe administrata amerikane duhet të paguajë.

“Ky ishte një gabim, për të cilin administrata amerikane duhet të paguajë, ashtu siç ka ndodhur me gabimet e tjera”, citohet të ketë thënë ai.

McCain, kryetar i Komisionit të Shërbimeve të Armatosura në Senatin amerikan, deklaroi se Irani një ditë do të jetë i lirë nga ndikimi dhe tirania e qeverisë iraniane.

Për këtë takim dhe ardhjen e një numri të madh të muxhahedinëve, ka folur edhe Kryeministri Rama gjatë intervistës në #dritaremeRudinën, në  Vizion Plus.

Pyetjes se a rrezikon qeveria shqiptare për pranimin e tyre në Shqipëri, Rama ka thënë se ky ishte një vendim shumë i mirë dhe se vendi ynë nuk rrezikon aspak nga mikpritja për muxhahedinët, përkundrazi, informon dritare.net.

“Jam penduar që shpëtuam jetë njerëzish nga kasaphana, si mund të pendohen gjyshërit tanë të cilët ishin shumë më të varfër se ne, ishin shumë më të pafuqishëm se ne, jetonin me mortjen te dera, me nazistët! Shpëtuan jetët e hebrenjve dhe e bënë këtë duke i dhënë Shqipërisë një dinjitet, për të cilin Shqipëria respektohet botërisht nga të gjithë ata që e njohin historinë.

Është i vetmi vend në Evropë ku ka pasur më shumë hebrenj pas luftës sesa para luftës, sepse asnjë hebre nuk iu dorëzua nazistëve. E bënë gjyshërit tanë duke rrezikuar jetën e tyre. Ne çfarë rrezikojmë?! Ne nuk rrezikojmë absolutisht asgjë dhe ne bëmë gjënë e duhur. Kjo është një faqe tjetër shumë e rëndësishme e historisë së shqiptarëve, si njerëz të dinjitetshëm, si njerëz mikpritës, si njerëz që i gjenden gjindjes tjetër në ditën më të vështira, kur kanë mundësi ta bëjnë.”- u shpreh Rama në #dritaremeRudinën./dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*