Rama: Ne me bukë ata me gurë, Berisha: Manjaku për karrige përmbys demokracinë

Kryeministri i vendit Edi Rama deklaroi sot se mazhoranca po përpiqet që të gjejë konsensusin me opozitën për zgjedhjen e presidentit të vendit. Rama ndër të tjera deklaroi se mund ti soset durimi, “ne me bukë, opozita me gurë” tha kryeministri.

Por ndaj këtyre deklaratave ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha, ku nuk heziton ta quajë Ramën si manjak që për karrige është i gatshëm ta përmbysë edhe demokracinë.

Berisha gjithashtu bëri edhe një herë të ditur se çfarë shkruajnë mediat e huaja për “manjakun e karriges” siç e quan ai Ramën.

“Edi Rama per karrige permbys demokracine!
– Ai tha sot se: ne me buke, opozita me gure!
– Ne te vertet, ai me krim dhe drogen, kurse opozita po mbron vlerat themelore te demokracise!
Ja se çfare shkruajne sot per manjakun e karriges mediat e huaja! sb
“Analiza në median e huaj: Zgjedhjet pa opozitën, një farsë”
“European Eestern Balkans”, portali informativ kushtuar integrimit europian të Ballkanit, i cili ka partneritet me agjenci dhe fondacione prestigjioze si “German Marshall Fund” apo “Konrad Adenauer Stiftung” ka publikuar një analizë lidhur me situatën e nderë politike në Shqipëri.
Autorja Sarah Ëohlfeld shkruan se pa pjesëmarrjen e PD-së, zgjedhjet parlamentare do të ishin një farsë dhe demokracia e vendit do të dëmtohej për vitet e ardhshme.
“Për sa kohë kompromisi shihet si dobësi dhe të gjitha vendimet politike merren në bazë të fuqisë së njërit apo tjetrit, e ardhmja demokratike e Shqipërisë nuk duket shumë e ndritur”, shkruan Ëohlfeld.” Shkruan Berisha në facebookun e tij./ dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*