Zbulohet pasuria/ Veliaj shlyen kredinë, Ajola shet apartamentin 88 mijë euro

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ka vijuar gjatë vitit 2016 të shlyejë një kredi të marrë në gusht të 2015.

Sipas deklarimit të pasurisë,  ai vitin e kaluar ka shlyer 720 mijë lekë nga kredia, ndërkohë që ka për të shlyer edhe 5.8 milion lekë.

Të ardhurat nga paga për vitin 2016 Veliaj i ka pasur 1.5 milion lekë, ndërkohë që ka deklaruar një llogari me 1.1 milion lekë dhe 1 mijë euro.

Ndërsa bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa ka deklaruar shitjen e një apartamenti 88 mijë euro.

Në kategorinë e të ardhurave, për vitin 2016 ajo ka deklaruar konsulencë ligjore 7.5 milionë lekë si dhe konsulencë me UNICEF 260 mijë lekë.

veliaj 1 copy

Detyrimet e shlyera nga Erion Veliaj
veliaj 2 copy

Ndryshimet ne llogarite e Ajola Xoxa
veliaj 3 copy

Ndryshimet ne llogarite dhe te ardhurat e Ajola Xoxa

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*