Zbulohet rivali përballë Klodian Shehit në Kavajë

Kavaja do të shkojë në zgjedhjet lokale me datën 7 maj, dhe tanimë është zbuluar edhe rivali që do të ketë kandidati i PS-së Klodian Shehi në këto zgjedhje.

Astrit Haka do të jetë kandidat i pavarur i propozuar nga zgjedhësit.

Në zgjedhjet e 7 majit në Kavajë do të marrin pjesë 5 parti politike, konkretisht Partia Socialiste, Partia Kristian Demokrate, Partia Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane si edhe Partia e Unitetit Kombëtar.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të miratojë nesër përmbajtjen e fletës së votimit për kandidatët për kryetar bashkie në Kavajë./ dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*