Arsyeja pse Donald Trump nuk e mban kurrë unazën e martesës

Nga inagurimi  deri te fotoja me Justin Trueau, çfarë kanë të përbashkët  të gjitha fotot e Donald Trump. Ju nuk do të dalloni një unazë martesë në duart e tij, kjo është e përbashkëta. Edhe pse Presidenti është martuar me gruan e tij të tretë Melania, për 12 vjet, ai kurrë nuk është fotografuar me një unazë martesë. Ky fakt u bë temë e rëndësishme e komenteve të mediave sociale gjatë inagurimit të tij në janar.

Madje edhe kamerat nuk fiksuan asnjë unazë në gishtat e tij, kur ai u betua për detyrën e tij. Trump kurrë nuk e ka komentuar publikisht vendimin e tij për të mos mbajtur një unazë martese, pavarësisht se Zonja e Parë është fotografuar rregullisht me bizhuteritë dhe stolitë që bashkëshorti i ka dhuruar. Përfshirë këtu unazën e saj të fejesës 1.5 milion dollarëshe dhe unazën e dhjetë vjetorit me një çmim prej 3 milion dollarësh, me të cilën u shfaq në fotografinë e saj të parë zyrtare në Shtëpinë së Bardhë.

Mesa duket Trump nuk ka mbajtur një unazë edhe kur ishte martuar e gruan e tij të parë  Ivana Zelnickova, megjithatë ai e mbajti për fotot e dasmes me gruan e dytë Marla Maples( dhe me raste gjatë martesës së tyre).

Sipas psikoterapistit të Nju Jork, Jeane Safer , meshkujt po bëjnë deklarata duke mos  e mbajtur  unazën e martesës. “Mosmbajtja e unazës martesore tregon disponim dhe iu lë vend për fantazi grave të tjera.”, është shprehur për Nju Jork Times. Megjithatë, domethënia e vërtetë e veprimit të Donald Trump mund të jetë më pak e pallogaritshme, mbase thjesht nuk pëlqen bizhuteritë. Presidenti nuk është i vetmi mashkull me një profil të lartë, që ka shmangur një unazë floriri.

Aktori Will Smith dhe muzikanti Jay Z kanë zgjedhur të mos e mbajnë, madje edhe Princi William që ka një martesë të lumtur me Dukeshën e Cambridge, prej 6 vitesh nuk mban një unazë. Arsyeja e vetme është se nuk është një fans i bizhuterive. Cilado qoftë  arsyeja, duke u bazuar në të shkuarën ( dhe duke i hedhur një sy librit të historisë i cili tregon që ka kohë qëkur një president është betuar pa një unazë martese),  gjesti i Trump me siguri përbën një deklaratë./dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*