Dade kujton kohën kur PS protestonte: Ne nuk na kanë mbështetur në çadër

Kryetarja e Komisionit të Jashtëm Arta Dade e ftuar në emisionin “Arena” të Dritan Hilës folur për protestën e opozitës që po mbahet prej më shumë se 60 ditësh, e krahasoi atë me kohën kur e majta protestonte.

“Duke patur përvojë edhe vetë si anëtare e Partisë Socialiste, duke patur debate edhe në atë kohë nëse duhej bojkotuar Parlamenti apo jo. Nuk kemi pasur mbështetje në asnjë rast as nga social-demokratët e BE-së. Madje nuk na ka vizituar askush në çadër për të na inkurajuar. E kam vënë re që edhe opozita ka përsëritur gabime të mëparshme. Do të parapëlqeja që për këto sfida që kalon vendi duhet të ishte në Parlament. Ju e shikoni se si është shndërruar Parlamenti, ku është kthyer në arenë sulmesh personale. Përtej përmbajtjes së debatit parlamentar është shumë keq që gjysma e sallës është bosh. Kanë qenë kërkesa maksimaliste. Shpreh mendimin se do të ishte e udhës. Shikoni edhe rezolutën e PPE-së në Maltë, por kam informacione se edhe gjatë takimit me Merkel, Basha është këshilluar të hyjë në Parlament. Unë shpresoj që opozita të kthehet në Parlament. Zgjedhjet sipas Kushtetutës nuk kanë asnjë lloj mënyrë si të shtyhen. Unë shpresoj se ka ende hapësira për të shfrytëzuar dhe java që vjen të mundësojë një gjë të tillë, sepse më duket se opozita e mbyllur në çadër ka humbur mjaft kohë dhe duhet të ishte e udhës të ishte në Parlament, në institucione dhe të adresoheshin problemet”, tha ajo ne ora neës.

 

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*