Doni të studioni për ekonomi? Ja cilat janë universitetet më të mira në botë!

Së fundmi është publikuar renditja botërore e universiteteve, sipas shteteve, por edhe degëve më të kërkuara. Një nga këto degë është ekonomia. Edhe pse për shkak të Brexit pritet që të shkurtohen një numër i madh vendesh pune në sektorin financiar britanik, megjithatë interesi për shkencat ekonomike është në rritje.

Renditja e universiteteve bazohet në reputacionin e institucioneve në lidhje me akademikët dhe të punësuarit, dhe në numrin e citimeve të kërkimeve shkencore që merr shkolla për studimet e publikuara në disiplina specifike, në rastin konkret në ekonomiks dhe në ekonometri.

21- Universiteti i Torontos – Me 80.2 pikë, Toronto shënoi pikë të larta veçanërisht në kategorinë e citimeve. Ish-guvernatori i Bankës së Kanadasë, Louis Rasminsky, është një ndër studentët e këtij universiteti.

20- Universiteti Kombëtar i Singaporit – 80.3 pikë, i ndihmuar nga reputacioni i mirë i të punësuarve. Një nga studentët e shquar të këtij universiteti është dhe drejtori ekzekutiv i Singapore Airlines, Chew Choon Seng, si dhe një numër i madh kryeministrash dhe presidentësh të vendit.

19- Universiteti i Kalifornisë, San Diego – Pjesë përbërëse e Universitetit të Kalifornisë, San Diego ka arritur rezultatet më të larta në këtë kategori, 96.4 pikë.

18- Universiteti i Miçiganit – Me një total prej 80.8 pikësh.

Robert Shiller është ndër studentët e këtij universiteti që ka fituar çmimin Nobel për ekonominë.

17- Universiteti College London – 88.8 pikë. Një prej studentëve të këtij universiteti është hartuesi i politikave ekonomike dhe filozofi John Stuart Mill në shekullin e 19..

16- Univeristeti i Bocconi-t – Është një ndër universitetet më të mira europiane për shkencat ekonomike. Mario Monti, i cili u zgjodh kryeministër i Italisë gjatë krizës së euros, ka studiuar në këtë universitet.

15- Northwestern University – 85.1 pikë në total. Ndër studentët më të shquar në këtë universitetet është edhe George Stigler, i cili fitoi çmimin Nobel në vitin 1982.

14- Universiteti i New York-ut – Mbase nuk është aq i njohur sa rivali i tij në Manhatan, Columbia, por prej tij kanë dalë njerëz të shquar të ekonomisë. Makroekonomisti Thomas Sargent është një ndër figurat më në zë i cili ka fituar çmimin Nobel në vitin 2011.

13- Universiteti i Pensilvanisë – Universitetet që bëjnë pjesë në Ivy League janë ndër më prestigjiozet në nivel botëror -91.7 pikë (mbi 80 pikë në çdo kategori)

12- Universiteti i Kalifornisë, Los Anxhelos – 85.7 pikë në total, duke kaluar në renditje Universitetin e Pensilvanisë me vetëm 0.1 pikë.

11- Universiteti i Kembrixhit – Renditet si universiteti i tretë më i mirë në Europë për ekonomiksin dhe ekonometrinë, falë reputacionit të të punësuarve. Ekonomistë të famshëm të Kembrixhit janë Joseph Stiglitz, Milton Friedman dhe John Maynard Keynes.

10- Universiteti i Columbia-s – Institucioni kryesor në Nju Jork sa i përket arsimit të lartë, emri i Universitetit të Columbia-s lidhet me 7 laureatë të çmimit Nobel për ekonomi, duke përfshirë Milton Friedman, idetë e të cilit i dhanë formë mendimit ekonomik në fund të shekullit të 20.

9- Yale University – Me pikë 88.1 pikë në total, reputacioni i këtij universiteti është tepër i lartë në degët e ekonomisë. Në këtë kategori, ky universitet shënon 99 pikë nga 100 të mundshme.

8- Universiteti i Oksfordit – Oksfordi spikat në çdo degë dhe shkencat ekonomike nuk bëjnë përjashtim. Mban vendin e dytë në Europë si një ndër universitetet më të mira në lidhje me ekonominë. Katër të diplomuar nga Universiteti i Oksfordit dhe pesë anëtarë të stafit akademik kanë marrë çmimin Nobel në ekonomi.

7- Universiteti i Çikagos – Departamenti i ekonomiksit në Universitetin e Çikagos është i njohur për inkubatorin e mendimeve, i cili fillimisht nisi të përhapej në 1950-n.

6- Universiteti Princeton, shënon mbi 90 pikë falë reputacionit të mirë që kanë akademikët në këtë universitet.

5- Shkolla Londineze për Ekonominë dhe Shkencat Politike – Duke marrë parasysh edhe emrin, ky universitet shkëlqen për sa i përket mësimdhënies në shkencat ekonomike, duke shënuar 90.3 pikë në total. Nxënës të famshëm të kësaj shkolle janë edhe 12 fitues të çmimit “Nobel” për shkencat ekonomike. Mbetet universiteti më i mirë në Europë për të studiuar ekonomi.

4- Universiteti i Kalifornisë, Berkeley – U vlerësua me 95 pikë në total.

3- Universiteti i Stanford-it – Universiteti i renditur më mirë jashtë shtetit të Massachusetts, Stanford-i shënon një total prej 91.8 pikësh. Një ndër studentët të famshëm në Stanford është edhe ish-drejtuesi Rezervës Federale, Ben Bernanke.

2- Universiteti i Havardit – Në të japin mësim akademikë të njohur si Ken Rogoff, Amartya Sen, dhe ish-sekretari i Thesarit, Lawrence Summers.

1-Insituti i Teknologjisë Massachusetts – Me 100 pikë në dy kategori dhe një rezultat të përgjithshëm 98.2, është zyrtarisht universiteti më i mirë për të studiuar ekonomi.

Në të kanë studiuar disa nga ekonomistët më të njohur në botë, si Joseph Stiglitz, Paul Krugman dhe fituesi i çmimit Nobel në vitin 2016, Bengt Holmstrom./Monitor.al

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*