Horoskopi i ditës 20 prill 2017

Dashi 21.03-20.04

Jeni të frikësuar nga kualifikimet e një konkurrenti. Në vend se të konsumoheni nga frika, bëni përpjekje të përmirësoni veten tuaj. Mund ta bëni këtë në disa mënyra, duke nisur nga një kurs menaxhimi, kryerja e punës praktike apo rritja e përvojës. Ju punoni shumë për t’i impresionuar edhe kolegët, edhe mbikëqyrësit. Mos u befasoni kur t’ju jepet një avancim impresionues pasi të kryeni një prezantim publik.

Demi 21.04-20.05

Edhe pse keni njohuri e përvojë superiore, dikush tjetër do ta marrë një vend të mirë pune. Kjo është jashtëzakonisht zhgënjyese. Në vend se të rrini në këtë pozitë pa zgjidhje, kërkoni mundësi më të mira. Jeni bekuar me shkathtësi të vlefshme kreative. Nëse shisni punëdoret tuaja në një uebfaqe, do të mund të përfitoni shumë. Nëse ju pëlqen të gatuani, mendoni të shisni ushqimet në ndonjë treg.

Binjakët 21.05-20.06

Një ekspeditë nëpër dyqane do t’ju bëjë të pendoheni më vonë. Është më mirë të kontrolloni impulsin tuaj për lukse. Nëse ju ndodh të blini diçka që nuk jua lejon buxheti, kthejeni në dyqan. Mund t’ju duhet të flisni me ndonjë zyrë bashkëpunimi për të marrë një fond. Tregohuni të durueshëm dhe të sjellshëm. Kur i trajtoni punonjësit tuaj si duhet do ta keni më të lehtë të merrni atë që dëshironi. Trajtojeni këtë situatë si mundësi për të mësuar.

Gaforrja 21.06-20.07

Konkurrenca do të jetë e shëndetshme. Edhe nëse keni arritur në fund të një loje, do të kaloni mirë duke testuar fuqitë që keni karshi kolegëve entuziastë. Pasi të futeni në disa gara, do të filloni të fitoni çmime. Fjala për talentin tuaj do të përhapet gjithandej. Mund të bëni para në saje të disa pikturave, rrëfimeve apo dizajnëve. Kurdo që hasni në vështirësi të rastit, ruajeni qetësinë, sepse kalojnë shpejt.

Luani 21.07-20.08

Kini kujdes të mos e vini dikë në piedestal. Edhe pse admironi shkathtësitë intelektuale të një personi, ai mund të mos i ketë vlerat e duhura. Kurdo që mësoni se është sjellë keq, do të tmerroheni. Do të jetë e vështirë të pajtoheni lidhur me këndvështrimet për këtë person, kur të dëgjoni rrëfimet e viktimave të tij. Le të jetë ky një mësim për të ecur përpara. Edhe njerëzit që i admironi më së shumti kanë gabime. Sa më shpejt që e pranoni këtë, aq më pak keni gjasë të mashtroheni nga ndonjë person i talentuar sharmant.

Virgjëresha 21.08-20.09

Puna nuk është aq argëtuese kohëve të fundit. Jeni zhgënjyer shumë që nuk po mund ta siguroni jetesën me disa marrëveshje që keni lidhur. Mos u dëshpëroni, kjo është e përkohshme. Do të riktheni shumë shpejt krenarinë. Duke qëndruar pozitiv, do të tërhiqni mundësitë që dëshironi. S’ka rëndësi a shkruani rrëfime, a bëni stoli apo prodhoni diçka tjetër. E rëndësishme është ta kuptoni dhuntinë tuaj për të krijuar gjëra që janë edhe të bukura, edhe të dobishme.

Peshorja 21.09-20.10

Përgjegjësitë familjare po ju mbajnë larg jetës shoqërore. Megjithëse ju mungojnë miqtë tuaj, ju e kuptoni se për çfarë kanë nevojë ata. Kaloni më tepër kohë me personat tuaj të dashur, sepse do të ndikoni shumë mirë në humorin tuaj dhe të tyre. Kurdo që filloni të përmbusheni në aspektin shpirtëror, ju do të jeni të parët që bëni shaka apo propozoni gjëra interesante. Krijoni komoditet me njohuritë, sepse gjithmonë ka dritë në fund të tunelit.

Akrepi 21.10-20.11

Armiqtë e fshehtë po ju shkaktojnë telashe. Duke shpërndarë tregime të pakëndshme për ju, po jua vështirësojnë të realizoni marrëveshjet e dëshiruara në punë. Në vend se të mbroheni, fokusohuni në përmirësimin e reputacionit tuaj. Ofroni punë vullnetare për ndonjë rast të mirë. Kurdo që njerëzit e shohin se sa të këndshëm e të arsyeshëm jeni, do t’ju promovojnë tek klientët e konsumatorët e tjerë. Shpejt, të gjithë do ta kuptojnë se thashethemet për ju kanë qenë krejtësisht të pavërteta.

Shigjetari 21.11-20.12

Tregohuni konservator me paratë. Edhe pse mund të keni shumë para të gatshme në duar, nuk do të jetë kështu gjithmonë. Aftësia për të mbuluar shpenzimet në raste emergjente është gjë që mund t’ju çlirojë shumë. Kur nuk keni fonde për të paguar faturat do të keni ankthe. Mos u shqetësoni. Do të keni rastin të shijoni disa komoditete më vonë. Aktualisht, duhet ta bëni më të mirën për të zgjeruar rutinën e ushtrimeve. Më vonë mund t’u ktheheni gjërave që posedoni.

Bricjapi 21.12-20.01

Kur ndiheni sikur jeni të mbingarkuar, kërkoni ndihmë. Projektimi i imazhit të atyre që ia dalin vetë nuk do ta mashtrojë askënd. Ata që kalojnë kohë me ju, jua dinë dobësitë dhe përparësitë. Në vend se të pretendoni se jeni dikush që nuk jeni, pranoni mangësitë tuaja. Tregohuni të hapur të mësoni nga dikush që është më i vjetër apo më i ri. Do të fitoni respekt të madh për një individ modest, i cili ka talente të fshehta.

Ujori 21.01-20.02

Nuk jeni shumë sfidues në punë dhe kjo po jua pengon anën kreative. Kurdo që përballeni me gjëra të tilla, është e rëndësishme ta lansoni një projekt personal që ju bën të lumtur. Edhe pse nuk do të bëni para nga kjo punë, do të fitoni diçka të çmuar: inspirimin. Ngadalë por me siguri të madhe do të merrni një punë më të mirë. Do ta keni të lehtë të hiqni qafe kolegët bezdisës. Më e mira është që do të filloni ta shikoni jetën me perspektivë të këndshme.

Peshqit 21.02-20.03

Edhe pse paratë janë të rëndësishme, lidhjet me njerëzit janë edhe më shumë. Ndani kohë nga orari i ngjeshur dhe kaloni me dikë që e keni afër zemrës. Largohuni në ndonjë vend privat, sepse do të keni mundësi më të mirë për t’u parë me njerëzit që doni. Kur ndiheni të lidhur me të tjerët, ju ndiheni të lumtur. Kjo energji pozitive tërheq punë shumë të rëndësishme që mund t’jua mundësojnë t’i paguani edhe kreditë dhe të blini disa gjëra luksoze.

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*