Këtë vilë mund ta bleni për 2 paundë edhe ju mund të jeni fatlumi. Ja si të aplikoni!

Pas shumë tentativave të dështuara për ta shitur shtëpinë e tij për një milionë dollarë, 37-vjeçari Dunstan Low ka vendosur ta nxjerrë në lotari. Ai që do të ketë fat, do të mund të jetë pronar i saj për vetëm dy paund aq sa kushton edhe një biletë e lotarisë. Bëhet fjalë për një vilë me gjashtë dhoma gjumi në Melling Manor në Lancashire, për të cilën Dunstan kishte kërkuar 845 mijë paund. Pronari i vilës shpreson që deri në korrik numri i biletave të shitura të arrijë shifrën prej 500 mijë paundë, por nëse kjo shifër rritet, ai do t’i dhurojë për bamirësi 25 mijë. Këtë vilë ai e kishte blerë për 435 mijë paundë, por pasi filloi rinovimin e saj kishte investuar edhe 150 mijë tjera. Për shkak të një situate të komplikuar ai po detyrohet ta shesë, por në shpalljen e tij askush nuk është lajmëruar pasi kishte një çmim të lartë. Më pas ai e zbriti çmimin në 813 mijë dollarë, por edhe atëherë askush nuk shprehi interesim për ta blerë. Pas dy viteve ai ka vendosur që ta provojë me lotari. Ka krijuar një ueb-faqe ku qytetarët e interesuar mund të blejnë tiketa për 2 paundë , kurse pas tërheqjes së numrave që pritet të ndodhë më 1 gusht, dikush do ta fitojë vilën. Deri më tani një numër të madh të biletave i kanë blerë qytetarë nga vende të ndryshme të botës. Fatlumin e pret një shtëpi luksoze e cila posedon kinema private, gjashtë dhoma gjumi, tualet gjigant, kuzhinë dhe një kopsht me hapësirë të madhe për parkimin e gjashtë veturave. /a.m.

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*