Mesazhi prekës i Topallit: Ishte njeriu që i besoja çdo gjë…

Ish kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka bërë një postim prekës në Facebook, duke kujtuar një nga mikeshat e  saj. Topalli thotë se ajo ishte një nga njerëzit që i besonte më shumë, kur drejtonte Kuvendin. Ajo e quan një nga ata njerëzit e rrallë, që nuk takohen shpesh në jetë.

Postimi i plotë

Kjo ne foto eshte Linda Ihsani.
Njeriu qe i besoja cdo gje, kur isha ne krye te Kuvendit.
Sot behen 4 vite qe Linda nuk eshte me.
Idealiste, e ditur , e vertete, trime…
Ishte nder ata njerez qe rralle i takon ne jete, e aq me pak ne politike.
Sa here e kam menduar dhe kujtuar edhe ditet e fundit, kur me thoshte:
” … jemi lloj ne shuarje”..

1 Comment

  1. Linda Ihsani ka qene vertet Idealiste, por ju Z. Topalli, se bashku me bashkefajtorin Z. Berisha e zhgenjyet, ashtu si zhgenjyet Shqiperine!

    Linda perfaqeson intelektualin qe ju nuk i dhate asgje, qe vetem i xhvasni dijet ne menyre te pa skrupull, qe po zhduket çdo dite sepse shteti i modelit tuaj nuk ka nevoje per te!

    Per te vjedhur nuk ke nevoje per kulture!

    Shembulli i Lindes, nuk do te vdesi kurre, hija e Lindes po ju ndjek kudo, nuk ka per t’ju lene te qete, as ju as shtetin qe krijuat, eshte hakmarrja hyjnore per poshtersite !

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*