Një fshat i ri turistik në Gjirin e Lalëzit. Prezantohet projekti i “San Pietro Resort”

Pas sektorit të energjisë dhe bujqësisë duket se turizmi është bërë i preferuari i bizneseve për diversifikimin e investimeve. Në gjashtë muajt e fundit, bizneset e ndërtimit po nxitojnë të ndërtojnë hotele në bregdet për t’iu përgjigjur ofertës në rritje për turizëm, e cila u ndikua nga pasiguria që shfaqi Turqia vitin e kaluar. Kompania Edil Al prezantoi projektin për ndërtimin e një fshati turistik të kombinuar me hotel dhe resort në Gjirin e Lalëzit. I pagëzuar me emrin “San Pietro Resort”, projekti synon që në gjithë sipërfaqen e truallit prej 350.000 m², do të jenë të ndërtuara 140.000 m² sipërfaqe ndërtimi nga të cilat, 98.600 metër katror do të jetë fshati turistik, një rezidencë e ndërthurur me vila dhe apartamente dhe 41.400 m² do të jetë hoteleri dhe resort. Gjiri i Lalëzit në mes të një pylli të bukur, i pacenuar nga vala e ndërtimeve që pasoi Durrësin  fill pas viteve 1990, aktualisht po zhvillohet përmes modelit të fshatrave turistikë.

Lura 1, Lura 2, Peshkatari, Val Mare, New Born, Perla, janë vetëm disa nga fshatrat turistikë në Gjirin e Lalëzit. Një banesë atje tashmë është një status social. Politikanë dhe biznesmenë të njohur kanë rezidencat e pushimit në Lalëz. Disa prej këtyre investimeve kanë rezultuar edhe òluska, siç ishte rasti Lalzit Bay, që për vite me radhë reklamoi ndërtimin e vilave luksoze, duke pasur si objektiv kryesor të huajt, por së fundmi ka falimentuar dhe toka u është kthyer pronarëve. Investimet në sektorin e ndërtimit janë zhvendosur vitet e fundit në ndërtimin e vilave në bregdet. Por ndërtimet reja në bregdet nuk po orientohen drejt një modeli për të rritur vlerën e sektorit. Investimet po përqendrohen në ndërtimin e fshatrave turistikë duke ofruar vila luksi për klientët e kësaj kategorie, teksa projektet për ndërtimin e resorteve që do t’i sillnin të ardhura ekonomisë së vendit, kanë mbetur në sirtar. Kompanitë që kanë marrë leje për ndërtimin e vilave personale kanë brenda projekteve edhe ndërtimin e hoteleve për turizëm, por këto investime janë planiñkuar të kryhen në faza më të vonshme, për shkak se kthyeshmëria nga investimi në ndërtimin e vilave është shumë më e shpejtë se nga resorti. /Monitor

 

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*