Xhulia Roberts, shpallet gruaja më e bukur/ Shpërthen Manjola Nallbani

Pas lajmit që në moshën 49 vjeçare, Julia Roberts mbetet akoma ‘Gruaja më e bukur në botë’,  këngëtarja e njohur shqiptare  Manjola Nallbani, ka shpërthyern në një postim në rrjetet sociale.

Në postimin që  Manjola ka shpërndarë, shpalljen e Julia Robert  si  gruaja më e bukur në botë e konsideron thjesht fat.  Ajo argumenton se aktorja është me fat se  nuk ka lindur në Shqipëri, ku vlerësimi maksimal për të do ishte “ thejsht një femër që e mban veten”. “Fati i njeriut, paracaktohet që nga vendi ku lind e jeton!”, janë fjalët e këngëtares.

Postimi i saj ka marrë mijëra pëlqime dhe komente, ndër të cilat  edhe komenti i deputetes së Partisë Demokratike, Majlinda Bregu.  “Po qe e ke qa “, komenton ajo. Këngëtarja shqiptare është thuajse moshatare me aktoren e njohur, Julia Robert dhe po aq e mirë sa ajo. Ndaj  nuk  përbën çudi edhe reagimi i saj. Manjola pavarësisht moshës së saj mbetet një nga femrat më të bukura dhe  të suksesshme shqiptare. Siç e nënkupton edhe ajo vetë, sa keq që ka lindur në Shqipëri./dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*