Ylli Rakipi e fton në emision, por ai shkon në një TV tjetër

Zakonisht  mbrëmja e së enjtes është e ngarkuar me emisione në shumicën e ekraneve të TV-ve shqiptare. Të gjithë këto emisione kanë të ftuar në studio. Këtë të enjte ka ndodhur një rast i rrallë. Një i ftuar ka ngatërruar TV-në që e kishte ftuar. I ka ndodhur aktivistit Altin Hazizaj. E ka rrëfyer vetë në Facebook se e kishte ftuar gazetari Ylli Rakipi në News24, por ai kishte shkuar të Ora News. Ndoshta Hazizaj nuk ndjek TV prej disa muajsh pasi Rakipi ka kohë që ka ndërruar ekran për emisionin e tij, “Të paekspozuarit”.

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*