Aksident i rëndë në Bulqizë, plagosen motër e vëlla

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orën 16:10 në aksin rrugor Peshkopi-Bulqizë në Fushë- Bulqizë , ku si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur rëndë motër e vëlla të cilët po udhëtonin me mjetin tip Benz me targa AA 144 OR, me drejtues shtetasin J.D, 20 vjeç.

Drejtuesi i mjetit dhe motra e tij S.D  23-vjeç kanë mbetur të plagosur rëndë, ku vajza është nisur me helikopter dret Tiranës dhe djali është nisur me ambulancë.

Grupi hetimor ka arritur në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit./ dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*