Babai i Armina Mevlanit: Ajo ka qenë natyrë xheloze nuk donte as vëlla as motër!

I ftuar i emisionin e Rudina Magjistarit ka qenë spikeri i njohur i lajmeve Arben Mevlani. Krahas anës profesionale dhe viteve të shumta që ai ka në ekran si spiker lajmesh nuk mund të kalonte pa diskutuar pjesa e familjes.

Ai është shprehur se vendimi për të patur një fëmijë është ndikuar më tepër nga puna e bashkëshortes asokohe balerinë, por Mevlani thotë se për Arminën një fakt i tillë nuk ka qenë problem pasi ka qenë natyrë xheloze. “Moza në fillim ka qenë balerinë dhe puna e saj nuk pranon shumë lindje. Mund të jetë edhe neglizhencë edhe Armina ka qenë natyrë xheloze nuk donte as vëlla as motër dhe sot kur e pyes më thotë në rregull jam,”- u shpreh Arbeni.

Gjithashtu ai është shprehur se vajza e tyre blogerja Armina Mevlani kishte ngjashmëri nga të dy prindërit: “Armina ka marrë disa gjëra nga mua, disa gjëra nga mamaja e saj. Ajo ka një pasion të fshehur si unë do të jetë aktore akoma e ka në mendje, por tani është vonë këtë them që e ka marrë nga unë.

Është natyrë si unë me humor e çiltër. Armina ka një natyë dhe them që këtu i ngjan Mozës, këmbëngul për diçka që do t’a realizojë. Kemi marrëdhënie shumë të afërt me të më shumë shoqërore. Me thotë gjithçka nuk e kam penguar për shumë gjëra dhe e kemi mbështetur gjithmonë e di që ajo është më këmbë në tokë dhe kur thotë diçka e çon deri në fund,”-përfundon Mevlani.

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*