Blushi fton Bashën për bashkëpunim

Kryetari i Partisë Demokratike ka deklaruar ditën e sotme që presidenti duhet të zgjidhet nga populli, dhe ndaj këtyre deklaratave ka reaguar deputeti Ben Blushi, duke e ftuar Bashën për bashkëpunim.

Disa muaj më parë Ben Blushi bashkë më një grup tjetër deputetësh, kanë dorëzuar në kuvend një amendament për këtë çështje por amendamenti kërkonte 28 firma për tu futur në votim, firma këto që aso kohe mungonin. Tanimë Blushi i kërkon Bashës që të japë firmat për ta dërguar këtë amendament në votim, dhe presidenti të zgjidhet nga populli.

Më poshtë statusi i Ben Blushit:

PRESIDENTI DHE PARLAMENTI TE ZGJIDHEN NGA POPULLI NE NJE DITE

Lulzim Basha ka pranuar sot që Presidenti duhet të zgjidhet nga populli. Ne qershor bashkë me Moza Hafizin, Arta Daden, Dashamir Shehin,Vangjel Dulen, Agron Dukën, Luljeta Arapin, Nard Ndokën,Tahir Muhedinin dhe Eduart Selamin kemi depozituar ne kuvend një amendament kushtetues për të ndryshuar mënyrën e zgjedhjes së Presidentit. Partia Demokratike nuk pranoi ta mbështeste njëlloj si Rilindja dhe LSI. Amendamenti kërkonte 28 firma dhe nuk u fut ne votim. Me vjen mirë që PD ndryshoi mendim dhe e ftoj të na japë firmat e duhura për të shkuar në zgjedhje parlamentare dhe presidenciale njëkohësisht në te njëjtën ditë qoftë 18 qershor apo kurdo. Populli le të zgjedhë!

Dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*