Blushi i kërkon Bashës votat: T’i zgjedhim në të njëjtën ditë presidentin dhe qeverinë

Kreu i LIBRA Ben Blushi i ka kërkuar PD dhe Lulzim Bashës që të japin firmat për të shkuar në zgjedhje parlamentare dhe presidenciale në të njëjtën ditë. Blushi thotë se në qershor të 2016, një grup deputetësh kanë kërkuar që të futet amendamenti i votimit të presidentit nga populli, por nuk u mbështet nga partitë kryesore, PD, LSI dhe PS.

Postimi i plotë i Blushit

PRESIDENTI DHE PARLAMENTI TE ZGJIDHEN NGA POPULLI NE NJE DITE

Lulzim Basha ka pranuar sot që Presidenti duhet të zgjidhet nga populli. Ne qershor bashkë me Moza Hafizin, Arta Daden, Dashamir Shehin,Vangjel Dulen, Agron Dukën, Luljeta Arapin, Nard Ndokën,Tahir Muhedinin dhe Eduart Selamin kemi depozituar në Kuvend një amendament kushtetues për të ndryshuar mënyrën e zgjedhjes së Presidentit. Partia Demokratike nuk pranoi ta mbështeste njëlloj si Rilindja dhe LSI. Amendamenti kërkonte 28 firma dhe nuk u fut ne votim. Me vjen mirë që PD ndryshoi mendim dhe e ftoj të na japë firmat e duhura për të shkuar në zgjedhje parlamentare dhe presidenciale njëkohësisht në te njëjtën ditë qoftë 18 qershor apo kurdo. Populli le të zgjedhë!

 

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*