Elvana Gjata kur ishte 17 vjeç, ja si dukeshin vipat e tjerë pranë saj!

Në të gjithë rrugëtimin e saj si këngëtare, Elvana Gjata ka pasur aftësinë dhe mençurinë që të bëjë për vete shumë fansa, ku krahas talentit, ka vënë në dispozicion të tyre edhe doza të mëdha ëmbëlsie, të cilat janë pjesë e natyrës së saj, por edhe e pamjes. Që kur e pamë për herë të parë në skenë, tek “Ethet”, asokohe 17 vjeçe, Elvana bëri për vete jurinë dhe ndjekësit me pamjen e saj ëngjëllore dhe një buzëqeshje çarmatosëse.

Elvana gjithnjë ka qenë vajza e bukur me zë të veçantë, siç shihet edhe në këto foto të rreth 8-9 viteve më parë.

Natyrisht që stili nuk ka të krahasuar me atë të sotmin, por ajo që na bën përshtypje është që Elvana ka tentuar drejt sofistikimit të një look-u më tepër si një femër seksi, shkruan sot “Panorama”. Kjo edhe për faktin se tashmë është rritur, por edhe për t’iu përshtatur trendeve të reja./ Panorama

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*