Horoskopi i ditës 21 prill 2017

Dashi 21.03-20.04

Mundësia për të bërë para po vjen. Edhe pse kjo punë nuk do të jetë shumë interesante, do t’ju japë komoditet financiar. Kur keni para në bankë do të ndiheni më të lirë në secilën fushë të jetës. Jo vetëm që do të keni mundësi të shkoni në një pushim të gjatë, por edhe do të mbërrini një punë më përmbushëse apo të ndërroni lagjen. Do të ndiheni mirë teksa merrni vendime në bazë të dëshirave tuaja dhe jo në varësi të nevojave ekonomike.

Demi 21.04-20.05

Fuqitë tuaja janë impresive. Kushdo që dëshiron t’ju dalë në rrugë do të përballet me një befasi të madhe. Nuk keni qëllim të zmbrapseni nga ëndrrat tuaja. Në të kaluarën, keni qenë të fokusuar në krijimin e ambienteve të përshtatshme e harmonike. Kjo ka ndryshuar kur një person i paarsyeshëm është munduar t’ju shkaktojë telashe. Në vend se të largoheni ju jeni të përcaktuar të arrini sukses. Kjo gjë mund të përshijë çfarëdo, duke nisur nga sfida që mund t’i bëni një autoriteti apo deri tek vënia në pikëpyetje e sjelljes së tij të marrë.

Binjakët 21.05-20.06

Largohuni pak nga jeta publike dhe rrini mënjanë. Merruni me gjëra shtëpiake dhe pastroni ambientin e jetesës. Nëse keni kohë, përgatisni edhe ushqime të shëndetshme për ditët në vijim. Është lehtë ta menaxhoni stresin kur hani mirë. Është e rëndësishme t’i ktheni mesazhet. Dikush ka kohë që po pret të dëgjojë lajme nga ju. Do të merrni lajme të mrekullueshme kur të takoheni përsëri me këtë person. Edhe paratë që prisnit nga një punë që keni përfunduar më herët do të vijnë.

Gaforrja 21.06-20.07

Shkoni në ndonjë tubim profesionistësh, sepse do të krijoni kontakte me njerëz që kanë ndikim. Takoni njerëz në fushën tuaj të dëshiruar, sepse do të keni avantazhe më vonë. Mos hezitoni t’i kërkoni referenca një personi, kur aplikoni për punë. Një letër nga një punonjës i respektueshëm apo koleg do t’ju bëjë kandidat të përshtatshëm. Praktikoni shkathtësitë intervistuese kur dikush që ka shumë eksperiencë merr punëtorë të rinj. Mund të jeni kandidatët e duhur.

Luani 21.07-20.08

Lejoni mikun e ngushtë apo kolegun të lirohet nga një pengesë. Ju e keni bërë një punë të caktuar me ditë të tëra. Është mirë ta keni dikë që ju bën të ndiheni më të relaksuar. Keni punuar shumë: është e rëndësishme për shëndetin tuaj të rrini pak në shtëpi. Në vend se të shkruani me njerëz nëpër rrjete sociale, lexoni diçka të mirë. Shikoni ndonjë film sentimental që ju bën të ndiheni mirë. Dëgjoni muzikë të mirë.

Virgjëresha 21.08-20.09

Paratë që do të merrni nga një trashëgimi apo sigurim shëndetësor do t’ua lehtësojnë jetën. Kur keni më tepër para për të përmbushur anën tuaj sensuale do të ndiheni më të liruar nga ankthet. Keni tendencë të obsesionoheni pas telasheve. Nganjëherë duhet ta përkëdhelni veten kur keni telashe. Blini ndonjë buqetë me lule, shijoni ndonjë ushqim të mirë apo bëni ndonjë masazh relaksues, sepse kësisoj do ta largoni vëmendjen nga mendja dhe do t’i ktheheni shëndetit të trupit.

Peshorja 21.09-20.10

Do të arrini qasjen në një grup të privilegjuar. Bëhuni anëtar të kësaj organizate dhe do të keni një qasje të re për jetën. Nuk do të jetë më e vështirë të realizoni qëllimet. Do ta keni besimin e duhur të shkoni pas ëndrrave që dikur ju janë dukur të pamundura. Edhe nëse dështoni, prapë do të ndiheni mirë që e keni provuar. Do të bëheni edhe më të vendosur të merrni atë që dëshironi. Në vend se të fshihni ambiciet do t’i tregoni ato hapur.

Akrepi 21.10-20.11

Do të promovoheni shumë dhe të gjithë do t’ua kenë lakmi. Askush nuk do të mund t’ju largojë nga kjo pozitë. Jeni shumë të famshëm që keni para, talent dhe punoni më së shumti në gjithë organizatën. Nëse nuk punoni për të siguruar jetesën, do të merrni një zyrë të rëndësishme. Kur keni mundësi të kujdeseni për një grup të madh njerëzish nuk do ta ndieni aspak presionin. Juve ju pëlqejnë të gjitha sfidat.

Shigjetari 21.11-20.12

Një punë e qëndrueshme do t’ju ofrohet së shpejti. Do të jetë ndjenjë lehtësimi ta keni një burim të dytë të parave. Rezistoni idesë që t’i shpenzoni ato në gjëra luksoze. Më mirë, kurseni sa më shumë që mundeni për javët në vazhdim. Kur keni para në bankë do të ndiheni më të lehtësuar dhe do të ruani paqen. Mos u brengosni: do të mund të dilni për pushime në muajt në vazhdim. Aktualisht, duhet të fokusoheni në krijimin e një themeli të sigurt.

Bricjapi 21.12-20.01

Jeni kënaqur shumë në punë. Ju pëlqen të krijoni sisteme efektive prej të cilave ka përfitime të shumta. Disa njerëz ju ngacmojnë që nuk keni qenë shumë praktik. Në vend se të ofendoheni, krenohuni me faktin që ju e ruani modestinë. Falë jush, të gjitha ëndrrat po bëhen realitet. Është goxha arritje t’ua lehtësoni njerëzve jetën dhe t’i bëni të ndihen më komod. Pasi të lehtësoni veten nga një punë frustruese, do të keni më tepër kohë për të zhvilluar produkte dhe shërbime të reja.

Ujori 21.01-20.02

Është koha e duhur të investoni në një projekt në shtëpi. Do ta ndiheni të lehtësuar pasi të rregulloni një telash apo ndonjë objekt që është prishur a thyer. Rezistoni idesë që të shfrytëzoni materiale që janë të lira, sepse do të jetë më mirë t’i blini ato që kanë më tepër kualitet. Nëse nuk keni shtëpi tuajën, mendoni ta blini një. Mund ta gjeni një pronë të mirë që ju përshtatet tamam me ato që doni.

Peshqit 21.02-20.03

Një ide e mrekullueshme që ka të bëjë me shkrimin e ndonjë rrëfimi, me ndonjë film apo shfaqje. Ndaloni punën që jeni duke bërë dhe merruni me këtë koncept para se t’ju shpëtojë nga dora. Shprehni imagjinatën tuaj, sepse kësisoj do të rrisni edhe vetëbesimin. Në vend se të ndiheni shumë të stresuar për mënyrat sesi i realizoni ëndrrat, është mirë të krenoheni me këtë fakt. Në vend se të provoni ta përfundoni projektin tuaj me kohë, zhvillojeni në mënyrë graduale.

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*