Ish-futbollisti i Juventusit viziton Tiranën, ja çfarë thotë për tifozët dhe Kombëtaren

Ish-futbollisti i madh i Juventusit dhe Kombëtares Franceze David Trezege e sheh skuadrën tonë përfaqësuese në rritje dhe me potencialin e duhur për të ecur përpara në futbollin botëror. Ne eventin “Champion the Match” ai tha se kombëtarja shqiptare arriti të tregojë cilësi të larta në evropianin e zhvilluar në Francë e të fitojë respekt.

“Unë e njoha ekipin shqiptar sepse isha në stadium dhe në ndeshjen që zhvilloi kundër Francës në Marsejë. Njoh gjithashtu edhe trajnerin Gianni De Biasi. Skuadra ka në përbërje futbollistë të mirë e me kualitetet. Sigurisht që futbolli ndërkombëtar nuk është i lehtë, veçanërisht me afrimin e kampionatit botëror në Rusi. Por cilësitë e kombëtares shqiptare janë aty. Skuadra ka nisur të njihet e të fitojë respekt”, u shpreh Trezege.

Por fjalët më të mira Trezege i rezervoi për publikun shqiptar, nga i cili është impresionuar veçanërisht gjatë ndeshjes Shqipëri-Francë.

Duhet t’ju them se keni një publik të jashtëzakonshëm, një dashuri të jashtëzakonshme për futbollin. Uroj sinqerisht që kjo skuadër të arrijë të kualifikohet edhe në Kampionatin Botërore të Rusisë, tha ish-sulmuesi juventin.

 

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*