Monica Bellucci tregon sekretin për të pasur bukuri natyrale ndër vite

Ajo është një simbol i bukurisë italiane. Pavarësisht viteve, Monica Bellucci nuk e ka humbur shkëlqimin, por për më tepër ka arritur të kujdeset shumë mirë për pamjen e saj. Ajo e thotë shpesh se nuk mban asnjë dietë të veçantë, madje nuk i pëlqen noti e as yoga. Për Monican trajtimet  e vetme që pëlqen janë i kuqi i buzëve dhe banjot e gjata relaksuese.

Po flokët, si i ushqen vallë?

Monica ka flokë të dendur, të trashë dhe mban stilime kryesisht klasike. Ajo urren ndryshimet drastike të ngjyrës së flokë dhe përpiqet të duket sa më e natyrshme. Kujdeset shumë duke përdorur shampon të tretur fillimisht me ujë, në mënyrë që ajo të mos jetë në kontakt të drejtpërdrejtë me to.
I lan ato 2 herë në javë dhe vendos herë pas here vaj ulliri në rrënjë. Vaji ullirit është i pasur me vitamin A dhe E, që janë shumë të domosdoshmë në dietën e përditshme.

Ajo përdor disa hile të vogla që e bëjnë të duket rrëzëllitëse, pavarësisht viteve që mbart mbi supe. Ajo thotë se një dietë e ekuilibruar është shumë e rëndësishme, por nuk duhet të jeni shumë të rreptë.

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*