Poshtërimi i dyfishtë i zgjedhjes së presidentit

Nga Mero Bazo

Ndërsa shumica ka filluar procedurat e dështimit të zgjedhjes së presidentit, në pritje të opozitës në Kuvend, dhe të konsesusit të saj për një emër të mundshëm, kryetari I Partisë Demokratike Lulzim Basha, ja ka dal të bëhet tërësisht joserioz, duke propozuar që “Presidenti të zgjidhet nga populli”, duke banalizuar jo vetëm këtë debat ,  por dhe vet “misionin” e çadrës dy mujore në Bulevard.

Prej vitit 2002, Presidenti është zgjedhur si ka dashur Sali Berisha. Kur socialistët mund ta zgjidhnin presidentin në vitin 2002, pa nevojën e PD, Berisha loboi fort duke bojkotuar Kuvendin dhe duke arritur të marr si koncesion nga faktori perëndimor, futjen në Kuvend dhe zgjedhjen e Presidentit konsuesual.

Në atë kohë, kur zgjedhjet e 2001 kishin pasur probleme, Brukseli arsyetoi se shumica socialiste kishte fituar aq mandate sa meritonte pushtetin, por jo një shumicë që meritonte Presidentin dhe e detyroi atë të futej në një tavolinë konsuesi me Berishën, duke zgjedhur president Alfred Moisiun, propozim I Berishës.

Në vitin 2007, Berisha arriti ta përçaj Partinë Socialiste dhe të zgjedh President Bamir Topin, për të shpëtuar nga oponenca e brendshme në Partinë Demokratike dhe për ti hequr Topit nga duartë, një grup prej dyzetë deputetësh të PD, që shafqeshin rregllisht krah tij, përballë Berishës.

Në vitin 2008 Berisha arriti të bind Edi Ramën, që zgjedhja e presidentit të mos bëhet më me konsesus, por me shumicë të thjeshtë. Kjo sipas arsyetimit të tyre, do të shmangte figurat boshe të ofruara si “konsesuale” në presidencë dhe do na çonte tek një president politik.

Por produkti i parë, i kësaj marrveshje, ishte presidenti Bujar Nishani, ndoshta profili më qesharak I historisë së Presidencës shqiptare, që ka banalizuar jo vetëm staturën e Presidenti,t por dhe misionin simbolik të tij, duke përdorur dekoratat për qoka familjare.

Tani kur Partia Demokratike ka hyrë në çadër dhe pretendon që nuk do të kthehet, as në Kuvend për të votuar Reformën në Drejtësi, as në zgjedhje më 18 Qershor, Lulzim Bash propozon ndryshim tjetër kushtetute, duke kërkuar zgjedhjen e presidentit nga populli.

Nuk jam kundër kësja ideje, biles duhej parë mire që në vitin 2008, për të shmangur përplasjen mes republikës presidenciale dhe asaj parlamentare, por momenti kur e propozon Lulzim Basha e bën atë qesharak . E bën qesharak pasi përballë tij ka detyrime urgjente për të futur PD në garë dhe në Kuvend, për ti hap rrugë shpëtimit të PD nga vetvrasja. Në vend të saj, ai bën propozime si të ishte opinionist I lirë, që mendon se si mund të shkoj kjo punë.

Që të ndryshohet sot Kushtetuta për Presidentin, duhet që Basha e Rama të ulen të bëjnë një paketë të plot ndryshimesh kushtetuese, duke e ribërë paçavure Kushetutën tonë, ku duhet të përfshihet deomos reforma zgjedhore dhe ndryshimet në sistem me prim, apo propocional kombëtar.

Nga ana tjetër duhet të kemi parasysh se prej vitit 2002, Partia Socialiste edhe ps eka qenë shumicë në Shqipëri, nuk e ka pasur Presidentin, dhe kjo është një mungesë e thellë përfaqësimi politik I saj në Presidencë.

Tani që procesi ka filluar dhe Partia Socailsite sërisht ofron konsesus, ndaj një opozitë që po bën gati barikadat për ditën e hënë në rrugët e Shqipërisë, ky propozimi I Lulzim Bashës është jo vetëm joserioz, por dhe një tregues se ai nuk e ka të qartë as vet përse ka hyrë dh epërs epo rri në çadër.

Ndoshta është koha që shumica të bëhet serioze, dhe  ti jap vendit një president dinjitoz. Me këtë rast kursejnë dhe Lulzim Bashën, I cili e shikon këtë proces me frik, se mos I ofrojnë konsesus dhe s’ka si të justifikoj më tej çadrën. Është paniku I njeriut që nuk e ka luftën e tij dhe nuk e di sakt kush quhet fitore dhe kush, humbje e saj.

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*