Rama tregon se kush do e përfaqësojë PD në zgjedhje

Kryeministri i vendit Edi Rama pasi ka shpërndarë lejet e legalizimit në Kukës është ndalur për të biseduar me votuesit për herë të parë të këtij qyteti.

Nga qyteti verior kryeministri deklaroi se edhe nëse PD nuk merr pjesë në zgjedhje, PS do të përfaqësojë atë me 18 shkurt.

“Opozita është ngujuar në çadër sepse ka frikë nga drejtësia. Dhe frika është këshilltari me i keq. Politikanë që ngujohen se kanë frikë të përballen me drejtësinë nuk i duhen dreqit, e jo më popullit. Nëse PD nuk vjen në zgjedhje ne do të marrim përsipër barrën që t’i përfaqësojmë edhe ata. PD mori vijimësisht një besim të madh me votë këtu në Kukës dhe Tropojë, por u desh që të vinte PS që të bëhen 1100 legalizime. Ne nuk i pamë shtëpitë e prindërve tuaj, sipas ngjyrave, por i pamë të gjithë njësoj” deklaroi kryeministri Edi Rama./ dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*