Rudi Erebara, fitues i çmimit Europian për Letërsinë 2017

Shkrimtari shqiptar Rudi Erebara rrëmben një nga 12 çmimet europiane për Letërsinë 2017, të cilat u shpallën sot në Bruksel. Autori shqiptar u shpall fitues me romanin ‘Epika e Yjeve të Mëngjesit’. Çmimi jepet nga Komisioni Europian për nxitjen e dialogut ndërkulturor.

Poeti Rudi Erebara ka lindur në vitin 1971. Ai është poet, shkrimtar dhe përkthyes. Pasi u diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura të Tiranës në vitin 1995, ai nisi një karrierë si analist politik, gazetar dhe shkrimtar.

Ai është autori i dy librave me poezi “Fillon Pamja”, 1994 dhe “Lëng Argjendi”, 2013. Dy romanet e tij janë “Vezët e thëllëzave”, 2010, dhe “Epika e yjeve të mëngjesit”, 2016.

 

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*