Vazhdon konflikti, Roza Lati i kundërpërgjigjet ashpër Aurela Hoxhës: Natën fle me sedër të pastër

Ka kohë që midis Aurela Hoxhës dhe moderatores Roza Lati ka nisur një konflikt virtual. Ajo që e nisi ishte Roza, e cila gjatë një interviste u shpreh se Aurela ishte fallco si brenda ashtu edhe jashtë. Më pas në  një pjesë të emisionit u  shpreh se ajo nuk ishte Aurela Hoxha që i dashuri i saj e çonte me pushime në Maldive. Ndërsa Aurela Hoxha nëpërmjet një postimi i është përgjigjur në mënyrë indirekte moderatores duke u shprehur se ajo nuk ndante qeranë me të dashurinë dhe të bëntë gjoksin me klering. Por siç dihej Roza Lati nuk e la me kaq , ajo i është kundërpërgjigjur Aurelës duke publikuar një foto me qentë e saj. Gjithashtu ajo ka shtuar ndër të tjera se paguan vetë për çdo gjë dhe në darkë e bën gjumin e qetë.

“Ju prezantoj te dashurit e mi. Me njerin ndajm leket e qeras gjysem per gjysem, dhe me tjetrin shkojm pushime ne Thailand. Gezohem qe ca individe dine fjalen klering… kur e gjithe jeta e tyre eshte klering duke filluar nga fotot e huazuara nga modele te huaja dhe i shesin sikur jane vete ato (rrofshin vipat e bllokut qe na hapin syte ne kete gje) dhe me makina te huazuara.

Te qenurit nje person publik eshte gje e mire sepse te ofrohen shume gjera for free, sa keq qe asaj nuk i ka ndodhur kjo gje. Fundja une cdo gje qe kam bere e kam deklaruar… dhe eshte per te qeshur qe te gjithe me kane mbeshtetur… ne te kundert me disa individe… Nuk jam 35 vjec qe te fle me prinderit dhe per me teper asnjehere nuk jam hequr si miliardere.  Pushimet e mia i paguaj une. Kafet e mia i paguaj une. Qeran time e paguaj une. Leckat e mia i paguaj une dhe e di cfare….. naten fle me seder te paster dhe duke buzeqeshur… dhe duke menduar… ne oren 06.30 duhet te zgjohem se kam pune,”-përfundon postimi I Latit në Instagram.

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*