Zbulohet biseda e Berishës një ditë para incidentit në mitingun e Tiranës

Një ditë para mitingut të demokratëve dhe incidentit për shkak të të cilit 140 veta përfunduan në spital, Berisha ka bërë një bisedë me Shaban Meminë, detajet e së cilës u zbuluan vetëm sot.

Berisha: Shaban si je?
Shabani: Mirë doktor, po ju si jeni?

Berisha: Nuk jam mirë Shaban.
Shabani: Pse doktor, nga se je sëmurë?

Berisha: Kam probleme me partinë Shabe. Nuk është më ajo e para. Imagjino, na duhet ndonjë dëshmor dhe asnjeri nuk pranon të vetvritet në emër të partisë.
Shabani: Po kjo qenka shum e rëndë doktor. Si ka mundësi?

Berisha: Ka Shaban, ka. Imagjino, bëmë 90 ditë protestë dhe nuk pati një burrë të thyente një vazo.
Shabani: E kam ndjekur doktor e kam ndjekur, nga televizori. Më vinte për të qarë.

Berisha: Se mos vetëm ty. Edhe mua. Ka rënë edhe kualiteti shumë Shabe. Imagjino në vend të Ekrem Spahiut që ja mësynte televizionit më ka mbetur Sulejman Gjana që ka frikë dhe pi ti japi zemër vetes edhe për të dhënë dorëheqje nga listat. Nuk po them pastaj që në vend tënd është një far Bozdo që ma ka dhënë Genc Ruli. Më kanë thënë qe e rreh edhe gruaja.
Shabani: Ncuq ncuq. Tobestakfurullah. Paske hall or mik.

Berisha: Tani duhet me bë ndonjë hero.
Shabani: Ça të them unë. Për ty i kisha hap edhe një herë depot po këtu nuk kanë mbetë as shashka lere më automatikë. Ndërsa të vras veten nuk kam kohë, se jam shumë i zënë me punët e bujqësisë dhe bëj drekën derisa kthehet gruaja nga puna.

Berisha: Po ndonjë rrugë tjetër di?
Shabani: Nuk di ça të them. Po pse nuk provon një herë me antraks. Është ai ilaçi i plasjes që ngordhin bagëtia.

Berisha: E di. E njoh. Po atë e kanë frikë amerikanët or Shabë, jo shqiptarët që e hanë mishin e ngordhur nga plasja. Mirë, mirë, po e provoj një herë. Ishalla kemi fat dhe vdes ndonjeri.
Shabani: Ishalla doktor. Dhe më beso, nuk vij dot. Kam fasule për të gatuar për nesër dhe ato duan kohë se unë i bëj pa tenxhere me presion. Suksese./dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*